Të hash dhe të mos shëndoshesh me dietën e humorit të mirë

A mundet që të hash dhe të mos shëndoshesh?

Të mbani peshën tuaj pa hequr dorë nga shija. Kjo është sfida e të gjithë dietave: ja strategjitë e Mireille Guiliano për t’ia dalë mbanë më së miri

Një çokollatë të vogël në ditë? Po. Brioshin e mëngjesit? Edhe atë. Ekspertët sugjerojnë të rizbulojmë kënaqësinë e ushqimit duke përdorur vetitë e tij. Dhe, në vend të dietave ndëshkuese, na udhëzojnë një regjim ushqimor “të kënaqshëm”.

Tregoni kujdes me racionet dhe te kombinimet. Ja këshillat e ekspertes për një ditë-tip. Duke përfshirë edhe mëkatet e grykësisë.

Mëngjesi

Rregulli i parë: pini një gotë ujë për t’u rihidratuar dhe për të hequr urinë e mëngjesit.

Pastaj, me dëshirë: 2 feta të thekura me pak marmalatë; ose 2 lugë drithëra me një filxhan qumësht të skremuar.

Alternativë grykëse: 1 briosh dhe një filxhan çaj i pluhurosur me pak kakao nga sipër dhe në vend të sheqerit, zgjidhni ëmbëlsuesin.

Zëmra e paradites

1 frut të stinës ose një lëng portokalli.

Dreka

Sipas radhës: një racion mesatar (70, 80 g) makarona me salcë; një racion pule, ose peshk ose një hamburger me perime (të gjalla të ziera); një frut të vogël.

Alternativë grykëse: një çokollatë të vogël në vend të frutit në fund të vaktit.

Zëmra e pasdites

Një kos frutash pa yndyrë.

Alternativa grykëse: një çokollatë e vogël dhe një filxhan çaj.

Darka

Sipas radhës: supë me perime; 70 g sallam ose100 gram gjizë e freskët, ose dy vezë. Lejohen dhe këshillohen edhe perimet (të ziera, të gjalla) dhe një simite.

Alternativa grykëse: në vend të bukës dhe frutit, ndonjë biskotë ose një çokollatë të vogël.

Përpara se të flini

Çaj me melisë dhe kopër.


Dhe për fundjavë…

Mund të zëvendësohen makaronat me salcë ose supa me një picë ose një supë me drithëra dhe bishtajore.

Keni dëshirë për një copë ëmbëlsirë? Zgjidhjet e mundshme janë dy: mund të ulen sasitë e çdo pjate, ose mund të zgjidhni vetëm një pjatë mish dhe peshk me perime, përpara se t’i lejoni vetes ëmbëlsirën.

Po verën?

Po, por natyrisht me masë: një gotë në ditë për femrat, dy për meshkujt.

femra-moderne.com