Ja pse grate franceze nuk shendoshen asnjehere

Nëse është e vërtetë që je ajo çka ti ha, duhet të jetë e vërtetë edhe e kundërta. Pra, ha atë çka ti je.

Eshtë e kotë ta mohojmë, në zgjedhjen e ushqimit kanë rëndësi zakonet, kujtimet, historitë personale. Por edhe humori dhe emocionet e çastit. Dhe shpesh janë lëvizjet e zemrës që udhëheqin nazet e stomakut. Këtë gjë e mbështet edhe një grua që ka shkruar në librin e saj best-seller “Francezet nuk shëndoshen”.

Nga: Revista Femra Moderne

Mireille Guiliano

Ajo quhet Mireille Guiliano dhe nuk është një mjeke, por është presidente e Clicquot /inc. të Nju Jorkut (Ndërmarrja e shampanjës Veuve Clicquot).
Ajo është franceze, por banon në Nju Jork dhe ka përmbledhur në një 100 faqësh recetën e formës së saj të lumtur: pa dieta, dhe shumë lejime të vogla në tavolinë (duke përfshirë edhe shampanjën), sipas humorit.

“Francezët janë rritur në një vend ku ushqimi është një kulturë e vërtetë. Gjetiu, dhe e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara, ka humbur lidhja e duhur me ushqimet. Askush nuk gatuan më (ose pothuajse) dhe supermarkatat janë plot me ushqime të gatshme. Nuk pyetet më mbi origjinën e ushqimeve, mbi vetitë e tyre, mbi përdorimin. Mendohet vetëm si t’i eliminojnë, t’i bëjnë më light dhe më pak kalorike. Ose… eliminohen nga frika se mos shëndoshemi”, shpjegon Guiliano.
“Nuk mjafton: ushqimet bëhen armike për t’u patur frikë dhe nuk janë më burim gëzimi e kënaqësie”. Rezultati? Dieta ndëshkuese dhe të rrepta që ndoshta të dobësojnë, por shpesh edhe të trishtojnë.

Dietat drastike ose dëndjet mund të burojnë ndjesi faji dhe mbipeshë.

Dhe nuk janë më idealet për të mbajtur lart humorin. Duhet ta shndërrojmë veprimin e të ngrënës në një aktivitet të pëlqyeshëm, ndoshta për t’u ndarë me të tjerët. Jo vetëm kaq: për të rigjetur humorin, është e nevojshme të bësh paqe me ushqimin. Dhe në vend që të viheni në dietë, është më mirë të mendoni mbi zakonet tuaja të jetës dhe të mos ia vini fajin të gjithë luftës me peshoren.

Ata që kalojnë sa në një dietë në tjetrën e vënë shumë në rrezik shëndetin e tyre psikofizik.

Çdo regjim dietik të cilit i nënshtrohemi ul nevojën tonë kalorike. Kjo do të thotë që, sapo i rikthehemi të ushqyerit, rreziku i shëndoshjes është aty duke na pritur.

Në fillim mësoni të racionalizoni zgjedhjet ushqimore dhe të rifitoni domethënien e fjalës dietë që vjen nga greqishtja dhe do të thotë “mënyrë jetese”: përfshin një afri globale ndaj ushqimit (sasi, cilësi, shumëllojshmëri, pasuri ushqyese), por edhe ndaj aktivitetit fizik, mënyrave për të kaluar kohën e lirë, ndaj konsumeve.

Dietat e vlefshme dhe efikase janë ato personale, që kanë parasysh nevojat individuale, dhe atë të shijeve.

Le t’i quajmë “mëkate të grykësisë”. Megjithatë, duhen plotësuar. Ka nga ata që pëlqejnë shumë çokollatat: një çokollatë e vogël në ditë nuk bën aspak keq. Përkundrazi. Ndihmon humorin dhe dhuron një ndjesi mirëqenieje. Vera e kuqe? Një gotë ngroh atmosferën dhe ka një veprim antioksidues. Brioshi me kapuçino për mëngjes? Nuk është një dramë, nëse na ndihmon ta fillojmë mirë ditën. Eshtë gjëja më e drejtë “të shijojmë” atë që vendosim në tavolinë. Pra, autorja franceze ka të drejtë. Ajo, pas tridhjetë vjetësh mes drekave e darkave të punës me bazë shampanje, nuk ka shtuar as edhe një gramë. Dhe nuk bën as edhe një orë palestër.

“Gjithçka në jetë është çështje menaxhimi: duhet të organizohemi edhe përsa i përket ushqimit. Dhe t’i japim vetes kohën dhe mënyrën për ta shijuar. Në sintezë: sa më shumë hani me kënaqësi, aq më shumë ndiheni në formë. Dhe sa më mirë të ndiheni me lëkurën tuaj, aq më pak dendeni”, thotë ajo, duke ngritur një dolli me shampanjë.

Deshironi te mesoni se si eshtë një ditë-tip, sipas ekspertes? Lexoni ketu.

femra-moderne.com