Si te bejme vete konserve panxhari. S’ka me thjeshte!

Te besh panxhar konserve eshte aq e thjeshte sa s’e merrni dot me mend

Ndonjehere na ndodh te kemi nje sasi te madhe panxhari dhe nuk dimi c’te bejme me te. Edhe nese i ruajme ne frigorifer, pas disa ditesh e humbasin freskine dhe fillojne te vjeterohen. Atehere, nje menyre e mire per t’i patur gjithmone gati per t’i ngrene (dhe per te mos i prishur) eshte qe t’i konservojme.

Pergatitja

  • Pasi t’i pastroni nga gjethet, lajini mire te gjithe panxharet.
  • Mos i qeroni lekuren dhe mos ja prisni gjethet deri ne fund, por lerini nja 1 cm te gjata. Keshtu nuk do t’i zbardhet ngjyra.
  • Futini ne tenxhere me uje dhe lerini te ziejne derisa te zbuten, afersisht 25-30 minuta.
  • Kullojini dhe lerini te ftohen.
  • Filloni t’i qeroni lekuren dhe t’i pastroni. Pritini sipas deshires.
  • Ato panxhare qe jane me permasa te vogla, mund t’i konservoni te plota, ndersa ato qe jane me te medhenj, mund t’i prisni ne feta ose katrore.
  • Pergatisni lengun e konserves duke perziere uthull, kripe, sheqer dhe uje (ose lengun ku jane ziere panxhare) dhe vereni te marre vale.
  • Nderkohe te keni gati disa kavanoze sterile ku te futni copat e panxharit dhe me pas lengun konservues. Mbyllini kavanozet dhe kthejini permbys.
  • Ne nje tenxhere me uje te valuar vendosni kavanozet qe te taposen.

Panxhar i ngrire

Nje menyre tjeter per t’i ruajtur panxharet eshte ngrirja. Pasi t’i zieni derisa te gatuhen plotesisht, i leme te ftohen. Me pas i qerojme dhe i presim ne copa. I fusim neper qese te vogla ose tasa plastike dhe i fusim ne ngrirje.

Per 3 kg panxhar duhen:

  • 4 gota uthull
  • 1 ½ lugë çaji kripë
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë

femra-moderne.com