Ndonjehere kemi deshire per gatime te thjeshta e delikate si ky pilaf me rukola dhe karkaleca.
I thjeshte per t’u pergatitur, pilafi me rukola dhe karkaleca mund te jete nje ide e shpejte per te bere figure te mire nese ju vijne miq per darke. Preferoni karkaleca te fresket, por mund te perdorni edhe karkalecat e ngrire. Nderkohe qe rukola do t’i jape arome dhe shije te vecante pjates.
Përbërësit:
- 80 g oriz;
- 50 g karkaleca të qëruar;
- një tufë rukola;
- ¼ e qepës;
- 1 thelpi hudhre;
- piper djegës;
- vaj;
- kripë;
- ½ gote verë e bardhë
Përgatitja:
Grini qepën dhe hudhrën, kaurdisini në tigan me pak vaj. Shtoni specin djegës dhe karkalecat. Kaurdisini për disa minuta, kriposini dhe spërkatini me verë të bardhë. Zieni orizin; nga mesi i zierjes, kullojeni dhe shtojani karkalecëve. Përfundojeni gatimin, duke i përzier ngadalë, duke shtuar edhe ujë të nxehtë, nëse është e nevojshme. Ne fund shtoni rukolën.