Tava me Jufka dhe Pulë
Përbërësit për 4-5 persona
- 1 pulë e vogël
- 1 kokërr qepë
- 400 gr jufka
- Dy lugë gjelle gjalpë ose katër lugë vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja
- Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë për jo më shumë se 20 minuta.
- Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepët duke i kavërdisur derisa volumi i tyre të bjerë.
- Më pas shtojmë jufkat dhe i kavërdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta.
- Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër.
- Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 15 minuta derisa lëngu i pulës të ketë shteruar.
Receta nga: Agroweb
https://femra-moderne.com/si-te-bejme-jufka-vete-ne-shtepi/