Anglia emeron nje minister per Vetminë

Frika me e madhe nuk eshte vdekja, eshte vetmia. Prandaj Anglia ka caktuar nje minister per vetmine.

Kryeministrja Theresa May thote se realiteti i jetes moderne eshte trishtues dhe per kete shqetesim mendoi te caktonte nje minister qe merrej me luften ndaj vetmise dhe te punoje me njerezit qe vuajne prej saj, ose kane nje ndjenje te tille.

Vitin e kaluar, nje komision britanik zbuloi se pothuajse nente milione njerez ne vend shpesh ose gjithmone ndiejne vetmi, nje gjendje qe mund te sjelle pasoja te renda shendetesore.

“Dua te ballafaqohem me kete sfide per shoqerine tone dhe per gjithe ne, per te ndermarre veprime, per tu perballur me vetmine qe perjetojne te moshuarit, kujdestaret, ata qe kane humbur te dashurit, njerez qe nuk kane njeri me cilet te flasin ose te ndajne mendimet e tyre dhe pervojat,” – tha May para se te emeronte Tracey Crouch.

Theresa May

Mjeket kane paralajmeruar prej kohesh se izolimi social eshte nje epidemi ne rritje qe mund te sjelle pasoja fizike, mendore dhe emocionale. Ndjenja e vetmise shoqerohet me rrezik me larte te prekjes ndaj semundjeve te zemres, diabetit, kancerit etj.

“Vetmia eshte me e keqe se 15 cigare ne dite”, ka thene per The Times, Mark Robinson, i cili drejton nje organizate jofitimprurese per te moshuarit. Sipas studimit te qeverise, rreth 200,000 njerez te moshuar ne Britani nuk kane pasur nje bisede me nje mik apo nje te aferm brenda nje muaji.