A eshte e mundur qe mamaja te duket si motra e vajzave te saj binjake 16-vjecare? Nese nuk e besoni dot, shikoni keto foto dhe na tregoni se, cila eshte mamaja dhe cilat jane te bijat…
Si gjithe adoleshentent e tjera, edhe keto vajza donin thjesht te benin nje selfie me mamane e tyre dhe ta shperndanin tek miqte. Por ajo foto, e bere ne Indianapolis, nga nxenesja Kaylan Mahomes bashke me motren e saj binjake dhe nenen e tyre, mori dhene, duke u shperndare neper rrjetet sociale ne gjithe boten. “Fotoja ime ka qene ne me shume vende se sa kam qene une” – eshte shprehur per PEOPLE Tina Brown, 35 vjec, me profesion infermiere.
Te gjithe pyesin veten se cila prej ketyre bukurosheve eshte mamaja e cilat jane vajzat. Sa me shume t’i shohim fotot e tyre te tria bashke, aq me shume hutohesh dhe mezi ben dallimin mes tyre.
Po cili eshte sekreti i saj per t’u dukur si adoleshente? “Disa gjera duhen mbajtur te fshehta, – thote Tina duke qeshur, megjithese i ndan disa keshilla te vogla me ne. “E laj fytyren shume shpesh me uje te rrjedhshem, gjithashtu nje here ne jave bej eksfolim te lekures. Por besoj se me i rendesishmi eshte uji.”