Nje konkurs bukurie ne Kazakistan ka perfunduar ne kaos pasi nje prej finalisteve tregoi se ne te vertete ishte mashkull.
Ilay Dyagilev, 22 vjec, mashtroi organizatoret duke u shtirur si Alina Alieva. Ai, i maskuar si femer arriti te perzgjidhet mes 4000 konkurrenteve dhe te shkoje deri ne finale.
“Une dhe miqte e mi patem nje debat per bukurine, prandaj vendosa te marr pjese ne kete konkurs. – ka thene ai. – Gjithmone kam qene kampion i bukurise natyrale.”
Me tej ai vazhdoi: “E keni pare se si vajzat e reja ne ditet e sotme duken te gjitha njesoj, me te njejtin makijazh, te njejtin stil – dhe ata besojne se duken te bukura nese i ndjekin tendencat e fundit. Une nuk mendoj keshtu.”
Shanset ishin qe edhe mund te kishte fituar konkursin, por ai vendosi t’i tregonte te verteten organizatoreve te Miss Virtual Kazakhstan.
“Arrita deri ne finale dhe aty vendosa te tregoja identitetin tim te vertete, kur kuptova se kisha shkuar shume larg.”
Organizatoret u shokuan nga ky zbulim. Ilay u hoq si finalist dhe vendin e tij e zuri Aikerim Temirkhanova, 18 vjece. Ajo kishte marr 1975 vota ne gjysmefinale, krahasuar me 2012 votat e Arina Alieva.