Si të përgatisni llokume me portokalle dhe mandarina
Zyrtarisht kemi rene ne dashuri me llokumet. Per kete, kesaj radhe do ju tregojme se si të përgatisni llokume me portokalle dhe mandarina. Pasi ta mesoni kete menyre te re per te bere llokume me shije portokalli, mund te filloni te beni vete edhe me shije te frutave te tjera.
Përbërësit:
- 4 gota uji me lëng portokalli dhe mandarine
- 1 gotë uji sheqer pluhur
- 2 lugë gjelle niseshte
- Arrë kokosi e therrmuar
Përbërësit:
- Lëngun e portokallit dhe mandarines e përziejmë mirë me sheqerin dhe niseshten dhe pastaj i vemë në zjarr dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë kompakte.
- E derdhim masen në një gotë që të marrin formë derisa të ftohen.
- Pas ftohjes e nxjerrim nga forma dhe e presim në feta ose kubikë të vegjël sipas deshires.
- I rrotullojme në arrën e kokosit nga te gjitha anet.
Shikoni videon per me shume:
https://youtu.be/IwJfLOvQQ2c