Dieta Mesdhetare eshte dieta me e shendetshme ne bote, prandaj duhet ta kthejme ne stilin tone te jeteses
Dieta mesdhetare eshte nje koncept qe shkon pertej ushqimit, eshte nje menyre jetese qe ka ne fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave te gatimit me njeri tjetrin), angazhimin fizik ne sigurimin e ushqimit, perpunimin artizanal dhe jo industrial te tij, ekspozimin ne diell dhe mbi te gjitha “gjithcka me mase”.
Si te ushqehesh sipas Dietes Mesdhetare, do te thote te konsumosh keto ushqime
Cdo dite
- Fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime te stines (me baze ngjyren jeshile), sa me pak te perpunuara.
- Drithra integrale te ndryshme (grure, miser, oriz, bullgur, hikerr, tershere, elb).
- Fasule te llojeve te ndryshme (thjerrza, qiqra, fasule me ngjyra).
2-3 here ne jave
- Peshk dhe prodhime deti.
- Fruta te thata dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli).
- Ereza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, marjoram, trumza etj.
Disa here ne jave
- Sasi te kufizuara mishi shpendesh.
- Bulmet te yndyrshem.
- Veze.
Pak here ne muaj:
- Mish te kuq
- Embelsira
Detaje te rendesishme te dietes mesdhetare
- Ne gatim perdoret vetem vaji i ullirit i perpunuar ne te ftohte dhe shume pak gjalpi i bagetise.
- Tipare te rendesishem te dietes mesdhetare jane edhe konsumi i moderuar i veres se kuqe, konsumi i cajrave bimor si caji i malit dhe hidratimi i mjaftueshem me uje natyral.