Elvana është e para këngëtare shqiptare që ka vendosur që të bëjë një dokumentar.
Gjatë transmetimit të dokumentarit Elvana zbuloi disa detaje personale. Miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj si dhe ushqimet e preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj.
Elvana në dokumentarin e shkurtër kushtuar jetës së saj në prapaskenë ka zbuluar se arsyeja përse albumi i saj i fundit është titulluar “3” është sepse ky është numri i saj me fat si dhe sipas saj 3 është numër hyjnor, duke qenë se siç rrëfeu këngëtarja ajo beson shumë në zot.
Këtë herë në Instagram ajo ka postuar një falenderim për të gjithë ata që kanë punuar për këtë minialbum të sajin.
“Ndonjehere fjalet jane asgje krahasuar me ate cfare shpirti perjeton. Dua ta filloj me nje falenderim te madh per te gjithe ju qe me mbushni zemren me perkrahjen tuaj! Jam perpjekur qe ne keto kenge, secili prej jush te gjej pak nga vetja e tij dhe shpirti me gezon qe i ndjeni keto melodi e tekste njesoj si une..
Mini albumi EP “3” eshte nje pune e gjate prej gati 1 viti dhe eshte prova e vertete se une kurre nuk kam harruar se nga vij dhe muziken me te cilen jam rritur..
Jam me fat qe po bej ate qe une dua me shume ne jete…te kendoj.
Mirenjohje pafund per te gjithe ju qe me keni perkrahur dhe mirenjohje pafund per ty Pirro Cako dhe ty Darko Dimitrov qe i dhate jete ketij projekti. Thank you Darko!”
https://www.instagram.com/p/BfF34QyFvlp/?taken-by=elvanagjataaaa
Kohët e fundit Elvana ka vendosur që karrierën ta vazhdojë edhe në SHBA, si një mënyrë për promovimin e saj në tregun botëror.