Te gjithe kane nje kerkese per Eugent Bushpepen kur te na perfaqesoje ne Eurovision

Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH. Kënga e tij “Mall” që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”. Por te gjithe kane nje kerkese per te…

“Te lutem mos e perkthe ne anglisht kengen”, keshtu shkruajne komentuesit shqiptare dhe te huaj ne sektorin e komenteve poshte kenges.

Shanset jane qe kenga e Eugent Bushpepes te fitoje nje pozicion te mire ne festivalin e ketij viti. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Ndërkohë, “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë. 

https://youtu.be/ZuZoTKTbwUA

Eugentin e njohim me anë të paraqitjeve në Top Fest në Shqipëri, në edicionin e nëntë me këngën “Udhëtari” dhe para dy vitesh me këngën “Pranë finishit”. Bushpepa lindi në Rrëshen ne 2 korrik 1984. Filloi të këndonte qysh kur ishte fëmijë. Pasi mbaroi gjimnazin, u shpërngul në Itali. Kur u kthye në Shqipëri, filloi të punojë në Top Channel si këngëtar në një emision në vitin 2006 dhe që prej atëherë, ai ka qenë aktiv në skenën e muzikës shqiptare. Është i njohur për pjesëmarrjen e tij në Top Fest me këngën “Maska e madhështise”. Në po këtë kompeticion, mori pjesë edhe me grupin “Sunrise” ku këndoi këngën “Engjëll”. Pas suksesit që pati, ai vazhdoi të marrë pjesë edhe në konkurse e kompeticione të tjera të rëndësishme.

femra-moderne.com