Nëna mban fëmijën të lidhur pas kordonit dhe placentës për gjashtë ditë

Nëna mban fëmijën të lidhur pas kordonit dhe placentës për gjashtë ditë në një çantë frigoriferike, derisa ra vetë.

Nëna e dy fëmijëve ka treguar me detaje arsyen fizike dhe emocionale se pse ka zgjedhur t’i mbajë fëmijët e saj të lidhur me kordonin umbilikal dhe placentës, derisa ka rënë vetë naturalisht pas disa ditësh që kishte lindur.

Adele me dy femijet e saj
Adele me dy femijet e saj

Kur mirëpriti fëmijën e saj të parë, Ulysses, para pesë vitesh, Adele Allen, nga Brighton, Angli, vendosi të kishte një lindje ‘lotus’, që është një praktikë e lënies së kordonit umbilikal të të porsalindurit të lidhur, pa e prerë sic bëhet zakonisht, afër barkut. Nënat që zgjedhin këtë metodë lindjeje, u duhet ta mbajnë placentën me vete kudo që të shkojnë, derisa kordoni të bjerë vetë natyralisht nga kërthiza. Në një ese për blogun Mom.Me Adele shpjegoi se e bënte placentën të mos merrte erë të rëndë, por të kishte një aromë të këndshme, duke  e spërkatur me një shtresë kripe kokërr dhe petale trëndafilash dhe me pas e ka mbeshtjelle me nje copë bezeje, dhe i ndërrronte cdo dy ditë.

bebe1
Adele e vendoste placentën në një çante frigoriferike, per te ruajtur pastertine

Për të transportuar beben, Adele e vendoste placentën në një çante frigoriferike (termus) që mund ta mbante lehtësisht me një dorë, keshtu që gjithcka mund të ishte “e pastër dhe e ajrosur”.

Para 9 muajsh, kur mori vesh se priste fëmijën e dytë, Adele thotë se kishte një ndjenjë instiktive për ta lindur në të njëjtën mënyrë si të parin. Sipas saj, kjo lloj lindje i ka mundësuar të kalojë një kohë shumë të gjatë e pandarë nga bebja, që nga momenti i lindjes.

Ndërkohë që shumë njerëz janë të mendimit që, kjo lloj lindje mund të krijoje probleme infektive, Adele pergjigjet që s’është e vërtetë. “Me kalimin e kohës, kordoni fillon të përthahet dhe nuk ka asnjë problem me infeksionet, – thotë ajo. – Madje, në asnjë rast të lindjeve lotus nuk ka patur infeksione. Ndërsa me praktikën që ndjek shumica, që është prerja e kordonit afër barkut, ka shumë raste infeksionesh”.

Me sa duket, kjo metode lindje po kthehet ne tendence kohet e fundit, pasi shume nena te reja po e praktikojne gjithmone e me shume. femra-moderne.com