Këshilla për blerjet gjatë sezonit të uljeve

6 këshilla për të bërë blerje dhe për t’u argëtuar.

Ka pak kohë që kanë filluar uljet nepër të gjitha qendrat tregtare dhe me siguri që shumë nga ju kanë bërë kushedi sa blerje të mira. Ndërkohë që keni lexuar artikuj të ndryshëm me këshillat e fundit të modes dhe e dini se çfarë është në modë.

Këshilla e parë është: bëhuni egoiste. Po sepse kështu janë gratë, dalin për të blerë për vete dhe kthehen në shtëpi me ndonjë gjë për burrin/shokun/të fejuarin, djalin/vajzën, nipin/mbesën, motrën, vëllain, mamanë, apo tezen… e dini pse ndodh kjo? Sepse kalojnë më shumë kohë duke parë gjëra për të tjerët se sa për veten. Kështu që nisuni për shopping në kohë uljesh të armatosura me egoizëm. Kërkoni një gjë që ju nevojitet, ju pëlqen, ju kënaq, që e dëshironit prej kohësh PËR VETE!

Rezistojini tundimeve. Jo të gjitha tundimeve, por atyre që doni t’I bleni vetëm sepse kanë çmim shumë ekonomik apo shumë ulje. Rezistojini atyre veshjeve që “pak a shumë” të rrinë mirë, ose “pak a shumë” të pëlqejnë, apo “mbase” mund ta veshësh ndonjëherë, por do ta marrësh sepse është me ulje. Mos bleni gjëra për të cilat nuk jeni të bindura, edhe nëse janë me çmime shumë të ulura, apo ato që e di se do t’i veshësh shumë rrallë. Pse ta mbushësh dollapin plot, kot?

Bëni një blerje “të çmendur”. Bleni diçka që ishte shumë e shtrenjtë, por tani është i përballueshëm për ju. Diçka që gjithmonë e keni dashur ta keni, por s’keni patur mundësi. Edhe nëse pendoheni në të ardhmen, të paktën do ndiheni më pak në faj nga fakti që e keni blerë me ulje.

sale-wome-love-shopping-.jpgDhurojini vetes veshje intime të mira. Si në verë, edhe në dimër. Është gjithmonë një investim i leverdisshëm. Veshjet intime të markave të njohura dhe cilësisë së mirë, që mund të gjenden edhe me 50 %, nuk duhet të mungojnë në dollapin tuaj. Përveç të gjithave, janë më jetëgjatë. Dhe sa herë ta vishni atë komplet intim, do ndiheni shumë më mirë me veten tuaj.

Merrni kohën që ju nevojitet. Mos e shikoni orën, gjeni një ditë që ta keni në dispozicion për këtë punë. Që t’i shikoni e t’i provoni të gjitha me qetësi. Pushoni, pini një kafe apo çaj, hani diçka, dhe pastaj nisuni përsëri në sulm.

Mos kërkoni t’i bleni të gjitha në një herë. Të bësh shopping është e lodhshme, mbi të gjitha nëse e bëni të shtunave, kur ka shumë njerëz dhe lahatjet e temperaturës nga një dyqan në tjetrin ju këpusin. Nëse një ditë nuk gjeni gjë, s’ka gjë, mbase nuk ishte dita e duhur, ose s’kishit frymëzim. Uljet zgjasin ca, dhe ndonjëherë me kalimin e ditëve çmimet ulen edhe më tepër. Blerje të këndshme!

femra-moderne.com