Si i mashtronte Olesia Duka biznesmenet, duke i zhvatur miliona euro

Prokuroria e Durrësit bëri me dije para dy ditesh se ka nisur hetimet për një 38-vjeçare nga Tirana, e cila është arrestuar e akuzuar se ka përvetësuar 900 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.

Mësohet se e akuzuara është dentistja e ‘ShendiDent’ me banim në Tiranë, Olesia Duka.

Prokuroria thotë se 38-vjeçarja, përmes gënjeshtrës dhe mashtrimit i ka marrë shuma të mëdha financiare biznesmenit I. H..

Po ashtu është zbuluar se Duka, e njohur si dentistja e Vip-ave ka mashtruar edhe persona të tjerë, duke iu vjedhur shuma të mëdha parash. Për rrjedhojë Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pesë pasuri të 38-vjeçares dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi 300 mijë euro. Konkretisht bëhet fjalë për apartamente.

Pranë Krimit Ekonomik në Tiranë kanë bërë denoncime për mashtrim edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët akuzojnë Olesia Dukën. Tani ajo akuzohet se një muaj më parë i ka marrë një biznesmeni nga Tirana me iniciale R.Zh., 30 mijë euro.

Dentisja e njohur si vajzë kopertinash, e pranishme në revista, por edhe në emisione televizive goditjen më të rëndë ia ka dhënë biznesmenit nga Durrësi. Që nga njohja mes tyre në nëntor të vitit 2016, dentistja i ka marrë 900 mijë euro, duke mos ia kthyer më.

 

Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura. Por pasi merrte paratë ajo nuk ia kthente më.

Ndaj saj gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, duke u shpallur në kërkim.

Si i mashtronte Olesia Duka biznesmenet, duke i zhvatur miliona euro

E arrestuara dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar rreth 2 milionë euro, para të marra nga biznesmenë të ndryshëm nga Tirana e Durrësi.

Por personi që çoi në arrestimin e saj është biznesmeni durrsak I.H., i cili duket se ka marrë edhe goditjen më të rëndë nga Olesia. Ai pretendon se Duka i ka marrë plotë 900 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më. Biznesmeni ka thënë pranë policisë se ia ka dorëzuar paratë dorazi, të futura në një çantë.

E njëjta mënyrë, sipas hetuesve është ndjekur edhe nga së paku pesë biznesmenë të tjerë, të cilët pas Hoxhës, kanë bërë denoncimin ndaj dentistes. Por për shkak se janë shmangur rrugët bankare, dyshohet se biznesmenët mund të kenë bërë “pastrim parash”, por e kanë pësuar keq.

femra-moderne.com