15 kenget shqiptare ne historine e Eurovision

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovizion më 2004. Këtë vit është hera e 15 që vendi ynë merr pjesë në këtë konkurs muzikor

Pergatiti: Rea Hyseni

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ka qenë organizatori i hyrjes së Shqipërisë në Eurovizion. RTSH fillimisht tregoi interes për të  marr pjesë në Konkursin e Këngës Eurovizion në vitin 2003, duke aplikuar për konkursin e atij viti. Megjithatë, tre vende të tjera gjithashtu kërkuan të hyjnë në garë për të parën herë atë vit, prandaj Shqipëria nuk u lejua të merrte pjesë në garë. Shqipërisë ju kërkua të priste një vit përpara debutimit.

Në vitin 2004, hyrja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, Anjeza Shahini, përfundoi në vendin e shtatë në finale. Ky mbeti rezultati më i mirë i vendit deri në 2012, kur Rona Nishliu u rendit e pesta.

2004 Anjeza Shahini me kengen The Image of You“, vendi i 7

2005 Ledina Celo me Tomorrow I Go“, vendi i 16

2006 Luiz Ejlli me Zjarr e ftohtë“, nuk u kualifikua

2007 Aida & Frederik Ndoci me Hear My Plea“, nuk u kualifikua

2008 Olta Boka me Zemrën e lamë peng“, vendi i 17

2009 Kejsi Tola me Carry Me in Your Dreams“, vendi i 17

2010 Juliana Pasha me It’s All About You“, vendi i 16

2011 Aurela Gaçe me Feel the Passion“, nuk u kualifikua

2012 Rona Nishliu me Suus“, vendi i 5

2013 Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko me Identitet“, nuk u kualifikua

2014 Hersi Matmuja me One Night’s Anger, nuk u kualifikua

2015 Elhaida Dani me I’m Alive“, vendi i 17

2016 Eneda Tarifa me Fairytale“, nuk u kualifikua

2017 Lindita me “World“, nuk u kualifikua

2018 Eugent Bushpepa me “Mall“,

https://youtu.be/DocjosVM5cU

Kete vit Eurovision do te mbahet ne Lisbone ne datat 8 Maj, 10 Maj dhe finalja ne 12 Maj.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search