Keni deshire per nje gje te embel? Provoni kete recete me dardha e çokollatë. Jo vetem qe do ju shuaje nepsin, por behet gati për pak minuta. Përgatitet për 6 minuta
Dardhat jane te pasura me fibra, vitamina dhe minerale, te cilat jane shume te domosdoshme per shendetin. Kurse cokollata e zeze, pervec fibrave, permban edhe hekur, magnez, baker, kalium, fosfor, zink, selen si dhe eshte burim i fuqishem antioksidantesh. Prandaj ky kombinim ja vlen te provohet.
Perberesit për 4 persona:
Dy dardha të mëdha të pjekura, 1 lugë sheqer, 80 g çokollatë e zezë.
Menyra e pergatitjes:
- Qeroni dardhat, pritini në katërsh, hiquni zemrën dhe secilat pjesë pritini në 3-4 feta të holla.
- Futini fetat në një tigan. Pluhurosini me sheqerin dhe lagini me gjysmë gote ujë.
- Mbulojeni tiganin dhe lëreni në zjarr për 3 minuta. Ndërkohë, grini çokollatën me thikë.
- Shuani zjarrin, hidheni çokollatën sipër dardhave, vendoseni përsëri kapakun, prisni 30 sekonda qe te shkrihet dhe servireni.