Nuk beson në Zot, përzihet nga studioja televizive

Një burrë që nuk besonte në Zot është përzënë nga studioja e një televizioni egjiptian.

Mohammed Hashem, një ateist i deklaruar, ishte i ftuar në emision për të folur mbi këndvështrimin e tij, por sapo nisi ta shpaloste atë, moderatori iu sul duke i thënë që të shkonte te psikiatri.

“Nuk ka prova shkencore për ekzistencën e Zotit. Nuk kam nevojë për fenë për të pasur vlera morale dhe për të qenë një anëtar i vlefshëm i shoqërisë”, tha Mohammed, përpara se t’i mbyllej goja nga moderatori i emisionit.

Prezantuesi i tha: “Si mund ta thuash këtë? Kush të ka krijuar ty? Si ka mundësi që ti ekziston në Univers? Më vjen shumë keq që në programin tonë kemi një egjiptian të tillë. Pikëpamjet e tua janë herezi dhe shkatërruese. Po jep shembull të keq për rininë. Unë të këshilloj që të ikësh nga këtu dhe të shkosh direkt te psikiatri”.

Burimi: Top Channel