Dukeshin shume te dashuruar, por sot bene publik lajmin e divorcit

Cifti i aktoreve Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë bërë të ditur se janë ndarë pas nëntë vitesh martesë.

Mesazhi i tyre në Instagram nis me fjalët: “Hej, botë! Pra… kemi diçka për të ndarë me ju”…

https://www.instagram.com/p/BhFuWDWHVkN/?taken-by=jennadewan

Çifti ka një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç. “Ne jemi akoma një familje dhe do të mbetemi prindër të dashur e të përkushtuar për Everly”, shprehen ata në deklaratën e tyre.

(Photo by Tim P. Whitby/Getty Images)

Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit Step Up në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search