Tridhjetëpesë milionë euro. Kjo është shifra e ekspertëve për dasmën mbretërore mes princit Harry dhe Meghan Markle.
Një shifër që e rendit martesën midis princit britanik dhe aktores amerikane në listën e më të shtrenjtave ndonjëherë. Është pothuajse gjithçka gati për 19 majin, kur të dy do të thonë “Po” në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor Castle. Ftesat janë dërguar, torta tashmë është zgjedhur dhe do të bëhet nga një dyqan pastiçerie në Lindjen e Londrës për shumën modeste prej 50 mijë paundësh.
Agjencia e planifikimit të dasmës e pyetur nga “Telegraph” njofton se duket si një nga dasmat më të shtrenjta të të gjitha kohërave. Kjo shumë përfshin dekorime me lule, ( duke përfshirë derdhjen e xhamit të ngritur në kopshtet e Frognore House), banketi, festa e mbrëmjes me pjesëmarrjen e yjeve të popit dhe veshjes së nuses.
Nuk do të mungojnë sausage rolls, salçiçet e mbuluara me brumë, që janë një domosdoshmëri për çdo festë angleze. Çmimi? Vetëm 30 mijë paundë. Dhe nëse kostoja e pritjes është ende e pasigurt, ajo e veshjes tashmë është e njohur: 400 mijë paund për një fustan nga Ralph and Russo.
Ndërsa e gjithë kjo do të paguhet nga Windsor, vendosja e forcave të sigurisë, e cila do të kushtojë edhe 30 milionë paund, do të përballohet nga taksapaguesit britanikë.
Burimi:ATA