Edhe pse i ka kaluar te 50-tat, Cindy Crawford nuk di të ndalet
Në një set të ri fotografik për revistën “Town & Country” ajo ka vërtetuar edhe një herë që fjalën “pension” as nuk po e çon nëpër mend. Ajo vazhdon të mbetet një yll i modës.
Ndërkohë nëna e dy fëmijëve, po përpiqet të jetë një model për t’u ndjekur prej tyre në fushën e modës. Edhe pse për të s’mund të jetë aq e veshtirë të rrisë dy supermodelë.
Cindy ka rrëfyer në intervistë se vajza e saj 16-vjeçare Kaia dhe djali 18-vjeçar Presley kanë nevojë për ndihmën e saj për të nisur karrierën në modeling. Sigurisht që ajo ka ndërmend të bëjë gjithcka për t’i ndihmuar fëmijët e saj në këtë rrugë të bukur, por edhe të vështirë.
“Dua që t’i fuqizoj fëmijët e mi në mënyrë që të jenë të zotët e vetes kur të nisin karrierën, por ende nuk janë gati. Tani më kërkojnë gjatë gjithë kohës këshilla mbi atë që duhet të bëjnë”, thotë 52-vjeçarja.
Ndërkohë ajo vetë nuk po di t’i thotë “ndal” karrierës së saj, duke qenë se është akoma e kërkuar.