Një model i ri bikinish po “pushton” Instagramin kohët e fundit dhe pritet që të jetë trendi i verës.
Marka australiane Bamba ka sjellë një bikini V që qëndron poshtë dekoltesë dhe që po pëlqehet shumë nga modelet.
Gizele Oliveira dhe Shannon Lawson kanë qenë nga të parat që kanë postuar foto me bikinin e ri në Instagram.
Stilistja e VIP-ave, Rochelle White parashikon që ky model do të jetë jashtëzakonisht popullor këtë verë, pasi i rri mirë të gjithë femrave, pavarësisht masës së tyre.
“Krijon një formë të bukur të bustit dhe shton dekoltenë”, shprehet White.