Britania, me një Princ të ri. Dukesha Middelton lind fëmijën e tretë

Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë, pikërisht në ditën e “St George” me 23 prill. Kështu njoftojnë nga Pallati mbretëror i Kensingtonit.

Kate u dërgua në spital mëngjesin e djeshëm, në “St Mary” të Paddingtonit, në Londër, e solli në jetë Princin e ri vetëm pak orë më vonë, pa komplikacione.

Kensington Palace bën të ditur në Twitter se “Kate dhe fëmija janë shëndoshë e mirë. Fëmija lindi 3,8 kilogramë në orën 11:01 të paradites”.

Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Sipas Kensington Palace, Princi William ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tretë.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, George 5 vjeç, i lindur në 2013 dhe Charlotte tre vjeçe, e lindur në 2015.

Një zëdhënës i Kensingtonit njoftoi më pas për shtypin: “Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Princ Harry dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë informuar dhe janë tejet të gëzuar për këtë lajm”.

femra-moderne.com