Cdo sezon ka tendencat e veta edhe persa i perket makijazhit. Megjithate cdo pranvere ka protagoniste ngjyrat pastel si per make up-in ashtu dhe per thonjte dhe veshjen. Me siguri qe nuk do dilni huq me nje makijazh te tille
Ngjyrat pastel jane perfekte per nje outfit per perdita ne pune, zyre, shkolle. Ndersa protagonisti i happy our dhe i party-s eshte ngjyra e trendafilte dhe e kuqe. Keshtuqe buzekuqi i kuq nuk mund te mungoje ne çanten tuaj te bukurise.
Baza
Baza e lekures per pranvere duhet te jete sa me e ndritshme dhe e fresket. Zgjidhni fondotinta jo shume te trasha ne menyre qe te mbulojne lekuren tuaj ne menyre sa me natyrale. Mund te zgjithni BB cream ose CC cream. Ato mund t’ju ofrojne nje lekure pa imperfeksione dhe uniformojne ngjyren e lekures duke evituar efektin maske.
Mund te zgjidhni nje fondotinte shume te lengshem, por rezultati do jete vertete fantastik, pasi do i mbuloje te gjitha inperfeksionet dhe do duket sikur s’ke vene asgje. Eshte i keshillueshem per ata qe kane fytyre te yndyrshme sepse ben efekt mat.
Syte
Nese keni syte e medhenj rruge te lire ngjyrave! Mund te perdorni tonet me ngjyra pastel, bojeqielli e roze te lehte, lejla, verdhe, jeshile. Mund te kombinoni tonet e syve me ngjyrat e manykyrit.
Mos harroni se ngjyrat neutro si bezha, kafja, kremi nuk dalin asnjehere nga moda. Lerini menjane smokey eyes, ngjyrat e erreta dhe jepini drite syve.
Buzet
Ne çanten tuaj te bukurise nuk mund te mungoje nje buzekuq me ngjyre roze, koral, te kuq. Mos harroni ne qoftese perdorni tone me ngjyre tek syte, per buzet perdonin ngjyra nude look (natyrale) ose roze te lehte.