E qeshura ka shumë përfitime shëndetësore.
Ajo është e mirë për të gjithë ne, sepse zvogëlon dhimbjen, rrit energjinë, forcon sistemin imunitar dhe na mbron nga efekti i keq i stresit të përditshëm. Mbi të gjitha, ajo është e lirë, zbavitëse dhe e lehtë.
Nëse qeshni çdo ditë:
- do të forconi imunitetin,
- do të ulni hormonet e stresit
- do të relaksoni muskujt,
- do ulni rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës,
- do të ndjeni më pak dhimbje,
- Edhe shëndeti juaj mendor do t’ju jetë mirënjohës nëse filloni të qeshni më shumë. Më pak ankth dhe frikë, më pak stres.
- Marrëdhëniet sociale gjithashtu do të forcohen më shumë dhe mundësitë për të krijuar konflikte do të reduktohen ndjeshëm.
Të gjitha këto të mira shëndetësore nuk kushtojnë, duhet vetëm të buzëqeshni për t’i përfituar! Njerëzit sot janë tepër të angazhuar, saqë padashur harrojnë të bëjnë edhe gjënë më të rëndësishme: Të qeshin!