Nje nga recetat me te shijshme mesdhetare, rrotulla patellxhani me djathe dhe salce e fresket domatesh. E shpejte dhe terheqese per nje vakt ndryshe me baze perimesh.
Perberesit:
- 2 patellxhane te rrumbullaket te prere per se gjati me trashesi 1 cm
- kripe, piper i sapobluar
- 1 qepe e madhe e prere imet
- 5 thelpinj hudhre
- domate te grira
- 1 luge gjelle rigon
- 3 dege rozmarine e fresket
- dajthe i prere ne feta 1 cm (provolone ose gouda)
- 3 luge gjelle kaperi te shpelare dhe te kulluar
- 2 -3 luge majadanoz i grire (sipas deshire)
Menyra e gatimit:
- I vini patellxhanet ne kullese, kriposini mire dhe lerini te pakten 30 minuta.
- Shpelajini me uje, fshijini dhe verini ne nje tave te veshur me leter alumini.
- I lyeni nga te dy anet me vaj ulliri dhe i piqni ne furre, poshte grillit 3-4 minuta nga cdo ane, sa te marrin ngjyre.
- Ne tigan skuqni 3-4 luge gjelle qepe me vaj per 3-4 minuta. Shtoni hudhrat dhe skuqni edhe 1 minute akoma.
- Hidhni domatet e rozmarinen dhe vazhdoni zierjen sa te “lidhet”.
- Shtoni piperin e sapoblaur dhe hiqeni nga zjarri.
- Vini nga 1 fete djathi te prere per se gjati ne secilen fete patellxhani dhe mbeshtilleni si rolo.
- Ne taven e qelqit hidhni gjysmen e salces dhe siper rolote ngjitur njera me tjetren.
- Hidhni siper dhe gjysmen tjeter te salces dhe i piqni per 20 minuta.
- I lini te ftohen pak dhe pastaj i servirni me majdanoz siper.