Kur duhet te shkoni tek gjinekologu?
Çdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një here në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim. Madje dhe vajzat e reja e kanë të domosdoshëm një kontroll tek gjinekologu sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të organeve gjenitale dhe fillimit të ciklit menstrual.
Në rastet e mëposhtme duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologu pa humbur kohë:
- Nëse keni sekrecione me ngjyrë, erë të keqe, kruarje dhe skuqje
- Keni cikël të çrregullt menstruacionesh, keni hemorragji të tepërt ose shumë pak, hemorragji edhe jashtë kohës së menstruacioneve
- Nuk mbetesh shtatzënë edhe pse nuk mbrohesh
- Keni hemorragji gjatë marrëdhënies ose pas saj
- Keni fryrje në bark ose në organin seksual
- Nëse në trup shfaqen më shumë qime se normalisht, të ngjashme me të mashkullit dhe nëse nga majat e gjoksit rrjedh qumësht apo ndonjë lëng tjetër
- Menstruacionet shoqërohen me dhimbje të forta barku, muskujve të trupit.
- Nëse planifikon një shtatzëni më pare duhet të kontrollohet tek gjinekologu nëse ka apo jo ndonjë problem.