Si te pergatisim kimë me veze, nje recete e vjeter qe shpesh harrojme ta gatuajme
Përbëresit:
- 400 gr mish te grire;
- 2 qepe mesatare;
- 2 speca;
- 50 gr gjalpë;
- 1 gotë qumësht;
- 4 kokrra domate;
- 4 veze;
- 2-3 feta buke të thekur dhe e grire;
- 2 luge kaçkavall i grirë;
- 1 tufe majdanoz;
- 1 tufe kopër;
- kripë; pipër
Gatimi:
- Pritni qepët dhe specat imët dhe skuqini në gjalpë.
- Shtoni mishin e grirë, kriposeni dhe piperoseni.
- Qëroni domatet nga lekura, grijini dhe shtojini mbi përbërësit e tjerë.
- Lërini të gatuhen për 5 minuta.
- Shtoni koprën dhe majdanozin të grira.
- Hidhini pak ujë që të ziejë mishi për 20 minuta.
- Hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet pak. Shtoni gotën e qumështit dhe trazojeni.
- Shtrojeni kimën në një tave.
- Hapni nga një gropë ku të hidhni vezët, pastaj jepini shije me pak kripë e piper.
- Shtoni bukën e grirë dhe kaçkavallin.
- Futeni taven në furrën e parangrohur në 200 gradë dhe gatuajeni për rreth 15 minuta.