Tava me presh dhe mish të grirë eshte nje nga gatimet me te mira per sezonin e ftohte. Pervecse shume e thjeshte dhe e shpejte per t’u gatuar, kjo recete eshte shume e shendetshme, fale preshit. Preshi, si hudhra dhe qepa, i përkasin një familjeje perimesh të quajtur perimet Allium. Duke qenë se preshte janë të lidhur me hudhrën dhe qepën, ato përmbajnë shumë nga të njëjtat vlerat e dobishme shëndetësore.
Perberesit:
- 1kg presh;
- 1 qepe te madhe;
- 200gr mish te grire;
- 120ml vaj ulliri;
- 1 luge gjelle salce domatesh;
- leng mish viçi;
- 1 karote;
- spec te kuq jodjegs;
- kripe;
- piper
Gatimi:
- Pastrojme si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetem pjesen e bardhe. E lajme mire dhe e presim ne copa rreth 2cm.
- E kaverdisim ne pak vaj dhe e hedhim ne tave.
- Ne vajin e mbetur, kaverdisim qepen e prere holle me mishin e grire, shtojme
karoten e prere ne feta, shtojme lengun e mishit (ose koncentrat mishit e
tretur ne uje), salcen e domateve, specin e kuq. - E rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te zieje te gjithe perberjen per 15-20 minuta.
- Ia hedhim siper preshit qe kemi vendosur ne tave, e perzziejme dhe e pjekim per rreth 1 ore ne furre te parangrohur ne 190°C.