Manat, frutat e freskëta të pranverës

Manat përmbajnë rreth 9 për qind sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme, antioksidante e fibra.

Manat permbajne me shume vitamine C se sa portokallet, jane te pasura me proteina, hekur, kalcium etj.

Manat dhe lengu i tyre i perfituar nga grirja ne mikser i frutave eshte shume i mire per te vegjel e te rritur. Lëngu i manave të freskët ofron vlera shumë mirëbërëse për shëndetin.

  • Lëngu i manave shëron sëmundjen e membranës së gojës tek të rriturit dhe fëmijët
  • Lehtëson infeksionet e fytit
  • Ul tensionin e lartë të gjakut
  • Pastron gjakun në stinën e pranverës
  • Rregullon punën e organeve të sistemit të tretjes dhe ndihmon tretjen e ushqimit
  • Largon lodhjen dhe plogështinë dhe rrit rezistencën e organizmit
  • Përdoret për kurimin e anemisë, problemeve të tretjes dhe gastritit kronik

Si te pergatisni leng manash

Manat e freskëta i grini në mikser dhe përfitoni një lëng magjik, i cili nëse pihet në mëngjes do t’ju mbushë me energji dhe dinamizëm.

femra-moderne.com