Frutat edhe këtë vit i shohim në fushën e modës. Printimet me fruta do jene nje nga tendencat me terheqese te kesaj vere. Cdo veshje apo aksesor me fruta ju siguron nje gje: qe do te ndiheni me te lumtura!
Ananas, qershi, luleshtrydhe, shalqi, portokall, limon, banane dhe kështu me radhë. Te gjitha këto fruta të shijshme (dhe shumë të tjera akoma), janë rritur si me magji në disa nga veshjet e verës.
Një tendencë argëtuese perfekte për të garantuar ngjyra në veshje dhe për të na dhënë një humor të mirë edhe në ditët më të vështira.
Nga aksesoret tek rrobat, frutat duket se kane pushtuar mendjet e te gjitheve.
Nga syzet me ananas, tek cantat si shalqi, vathët në formë limoni, nga një bluzë me qershi, tek pantallonat me limona… Por edh një përzierje e llojeve të ndryshme të frutave së bashku, i japin jetë një “sallate frutash” shumë të këndshme. Megjithate, si gjithmone, beni shume kujdes mos e ekzagjeroni ne kombinimet. Per shembull, nese bluza eshte me fruta, pantallonat ose fundi te jene te thjeshta.
Me poshte mund te shikoni dhjetra ide te bukura kombinimesh, ku mund te gjeni frymezimin e duhur per blerjet e radhes: