Përse gratë jetojnë më shumë se burrat?

Nga dokumentat e fundit del se gratë jetojnë më shumë se burrat; mesatarisht nga 4-9 vjet më shumë. Ja hipotezat.

Nuk kanë kromozonin y.

‘‘Jetesa më e shkurtër’’ tek burrat vjen nga prania e kromozomit y, duke menduar se ky kromozom y tek seksi mashkullor ka një efekt negativ.

Kanë një rezervë ADN.

Seksi femëror gëzon atë që quhet tepricë “gjenetike’’. Praktikisht në brendësi të kromozomit x ka një rezervë ADN, në gjendje të zgjasë funksionimin jetësor. Gratë duke
pasur një lidhje xx, thuhet se janë më në avantazh nga burrat që kanë një kromozom x dhe një y.

Roli i hormoneve

Është vlerësuar hipoteza që niveli i ulët i faktorëve të rritjes që qarkullojnë në gjak si somatotrepina, mund të jetë e lidhur me plakjen. Madje, jetëzgjatja varet nga kombinimi
i dy faktorve:

  1. Faktorët antiplakje (si somatotropina) që stimulon prodhimin e qelizave dhe ul ritmin e proçesit të plakjes,
  2. Faktorët e plakjes (proteina antiproliferative lumpkinit) që pengon rritjen dhe zhvillimin e qelizave.

Sipas njërit nga këto faktorë, njerëzit shkojnë drejt një plakje të shpejtë ose një jetëgjatësie, por në gjendje të mirë psikofizike.

femra-moderne.com