10 rregulla për të jetuar me gjatë

Hani në mënyrë të ekuilibruar

Të hash në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është baza për të parandaluar
ose mbajtur nën kontroll diabetin, obezitetin dhe epidemitë. Duhen preferuar yndyrnat
me bazë vegjetale, perimet, frutat. Kjo parandalon rrezikun e kequshqyerjes. Rreth 40-60% e pleqve që shtrohen në spital janë të kequshqyer, apo marrin ushqime me mungesa në vitamina, minerale, proteina. Një dietë e shëndetshme, nuk duhet të
zbresë nën 1800 kalori.

Përdorni plotësues

Po shtohet përdorimi i substancave antioksidante, ato janë në gjendje të ulin ose eleminojnë efektin e radikaleve të lira, molekula që veprojnë gjatë disa reaksioneve kimike. Radikalet e lira janë kryesorët për plakjen e qelizave. Midis substancave që kundërshtojnë efektin e tyre janë vitamina C dhe E që merren me ane te suplementeve dietike te përditshme. Kujdes: vitaminat shtesë merren me masën e duhur.

Ruani peshën e duhur

Të gjithë e dinë se kilet e tepërta mund të sjellin sëmundje të llojeve të ndryshme si ato të zemrës, koronare, diabet dhe hipertension, gjithashtu edhe obezitetin me gjithë pasojat e tij. rekomandohet të mos e teproni me ushqimin, kontrolloni kaloritë e ushqimeve, fusni në dietën ditore një masë të rregullt frutash dhe kalorish.

Rigjeneroni mendjen

Personat që mbahen aktivë në fushën intelektuale jetojnë më gjatë, madje shtyjnë kështu demencën e plakjes: sa më i lartë të jetë niveli intelektual, aq më të mbrojtur jemi
ne nga sëmundja e Alzheimer-it. Mund të lexoni një libër, revistë ose të shihni një muze, të udhëtoni etj, e rëndësishmja është të jeni aktivë për çka ndodh rreth jush.

Mbani lart nivelin e kolesterolit të mirë

Një nivel i lartë i hipoproteinave në gjak duket se ka një rol mbrojtës kundër bakteriosklerozës. Ky i fundit largon kolesterolin e “keq” nga lënda dhe muret e enëve të gjakut duke ulur rrezikun nga infarkti ose shqetësimet kardiovaskolare. Rekomandohet
një dietë me perime, agrume, vajra vegjetalë.

Rezultate imazhesh për live longer

Një jetë shoqërore aktive

Të rrethohesh nga miq, apo të marrësh pjesë në ndonjë iniciativë, jane disa pika për të qenë aktivë. Personat e moshuar kanë zakon të izolohen, si pasojë depresohen. Rol të rëndësishëm luan edhe familja, me të cilët personat e moshuar gjejnë mundësinë për të ndihmuar.

Mos pini duhan, mos merrni ilaçe të panevojshme

Duhani është një nga faktorët negativë që ndikon në jetëgjatësi, si shkaktari i sëmundjeve të frymëmarrjes. Gjithashtu hiqni dorë nga konsumimi i alkoolit, përdorimi
i ilaçeve të panevojshme, si qetësuesit, hapet e gjumit ose tretësit. Mos abuzoni me ilaçet.

Bëni kura zëvendësimi

Me kalimin e kohës edhe niveli i disa hormoneve bie. Tek gratë që arrijnë menopauzën duket një rënie  e nivelit të estrogeneve, hormone që sigurojnë mbrojtje nga sëmundje
kardiovaskolare dhe osteoporoza.
Edhe tek burrat në andropauzë shihet një rënie e testosteroneve, hormoni mashkullor siguron një mbrojtje nga osteoporoza. Ulet edhe aktiviteti i DhEA, një hormon tjetër me efekt androgjen, i prodhuar nga gjendrat mbiveshkore. Studime të ndryshme kanë nxjerrë se, kur arrijmë një moshë të caktuar, fillon të ulet aktiviteti i hormonit të rritjes,
kryesor në zhvillimin e kockave.

Flini mirë

Disa shqetësime në gjumë mund të ndryshojnë ritmin e jetës tek pleqtë si dhe probleme me frymëmarrjen. Mund të sjellë gjendje konfuzionale përgjumje gjatë ditës, aktivitet cerebral të keqësuar; rritje të rasteve të aksidenteve. Edhe pagjumësia mund të ndryshojë ritmin jetik.

Rezultate imazhesh për live longer

Bëni një aktivitet të duhur fizik

Të praktikosh një aktivitet fizik është një kusht që ndihmon në jetëgjatësi. Në fakt të lëvizësh ose të ecësh rregullish përditë me një kohë të caktuar jep si rezultat një trup të ushtruar, rrit rezistencën, stërvit muskujt, favorizon metabolizmin, lehtëson  frymëmarrjen.
Pleqtë fillojnë të ecin dhe të lëvizin sa më pak, kjo nga problemet me artrozën dhe ekuilibrin. Nga disa eksperimente shikohet se aktiviteti fizik të zgjat jetën rreth 19.3% tek meshkujt dhe 11.5% tek femrat. Çdo njeri duhet të ushtrojë një aktivitet fizik, më të mirë ata të tipit aerobik.

femra-moderne.com