Pica me brume lulelakre

Pica me brume lulelakre eshte nje menyre fantastike per te reduktuar brumerat ne dieten tone ditore. Jo vetem qe eshte e shendetshme, por eshte edhe me karbohidrate te uleta.

Mund ta shijoni ashtu thjesht, ose te pasuruar sipas shijeve tuaja me salce, djathe mocarela dhe perime te ndryshme te prera ne copa te vogla. Sido qe ta konsumoni, nje gje eshte e sigurte, do deshironi ta beni perseri.

Perberesit:

  • 1 lulelaker 1,5-2 kg e pastruar dhe e ndare ne lule
  • 1 veze e rrahur lehte
  • 1/4 filxhan caji perzjerje djathrash italiane, te copezuara
  • 1/4 filxhan caji buke e thekur e grire
  • 1/4 filxhan caji parmigiano i grire
  • 1/2 luge e vogel perzjerje erezash italiane (te thara)
  • 1/4 luge e vogel kripe
  • 2 filxhan caji kerpudha te fresketa te prera ne feta
  • 1 filxhan caji spec jeshil, ose te verdhe ne shirita
  • 1 qepe e vogel, e prere ne feta te holla
  • 1 luge e vogel vaj ulliri
  • 3/4 filxhan caji salce per pizza
  • 1 ffilxhan caji perzjerje djathrash italiane e grire (mocarella , provolone, parmigiano)
  • borzilok (rigon ose majdanos — sipas deshires)

Pergatitja:

  • Grijeni lulelakren ne blender, qe te kokrrizohet.
  • Ngrohni furren ne 180 grade.
  • Perzjeni lulelakren me 2 luge supe uje dhe e vini ne nje tave te veshur me leter furre.
  • Piqeni 5 minuta, duke e perzjere 1-2 here, derisa te zbutet.
  • Pastaj mbeshtilleni ne nje pecete dhe shtrydheni fort, qe te nxjerre lengjet.
  • Hidheni ne nje tas dhe perziejeni me vezen, 1/4 filxhan perzjerje djathrash italiane , djathin parmigiano, galeten, erezat italiane dhe kripen.
  • Pastaj shtrojeni ne leter pjekse dhe sheshojeni masen duke i dhene forme rrumbullake, si pica.
  • E vini ne tave bashke me letren dhe e piqni 10-12 minuta , sa te marri ngjyre kafe te lehte dhe krokante.
  • Nxirreni nga furra.
  • Nderkaq ne nje tigan nxehni vajin dhe kaurdisni lehte kerpudhat, qepen, specin, (kujdes qe te mbeten krokante).
  • Mbi bazen prej lulelakre te pices, shtroni me luge salce per pica. Pastaj shtroni perimet dhe siper 1 filxhan djathra italiane te perzjera. Ne fund erezat italiane dhe futeni perseri ne furre.
  • Piqeni afersisht 5 minuta ose sa te shkrije djathi.
  • Nqs deshironi i hidhni siper borzilok te fresket.

femra-moderne.com