Tenori shqiptar me famë botërore ka filluar turin botëror për lançimin e albumit “Il Mio Canto”. Sukses dhe radhë për një autografë pas prezantimit në Tokio. Në 5 mars Saimir Pirgu na fton të shijojmë ariet e albumit më të ri “Il Mio Canto” në TKOB.
Saimir Pirgu ka filluar turneun botëror për lançimin e albumit më të ri të tij me arie të titulluar, “Il Mio Canto” (kënga ime). Albumi është regjistruar me orkestrën nga Scappuçi Hope. Një sukses të parrëfyeshëm ka korrur tenori shqiptar në Tokio, ku mijëra qytetarë kanë mbajtur radhë të gjata për të marrë një autograf prej tij.
Në 1 mars Pirgu do të prezantojë këtë album në Teatrin e Operas në Firence, ndërsa në 5 mars, tenori me famë botërore do të jetë në Tiranë në një prezantim të drejtuar nga Maurizio Barbacini. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni bën me dije se Saimir Pirgu do të vijë në vendlindjen e tij për t’i ofruar bashkëatdhetarëve ariet e tij. Po ashtu Kerni bën me dije se do të jetë e vështirë për të siguruar një biletë për të ndjekur dhe shijuar performancën e Sajmir Pirgut.
Pas Tiranës albumi i tij do të udhëtojë në 10 mars në Moskë në Tchaikovsky Conservatory Great Hall, në 13 mars në Vienna Staatsper në Gustav Mahler Saal – Matinee- me Freunde der Wiener Staatsope, në 15 mars në Berlsin Deutsche Opera etj.
Për të kundështuar të gjithë pesimizmin, ndonjëherë nevojitet një talent i vërtetë i lindur dhe me një disiplinë e rreptë për të ngjitur shkallët e suksesit. Kjo ka ndodhur edhe me tenorin shqiptar Saimir Pirgu, i riu plot romanticitet që e bën atë njeriun ideal për personazhin e të dashurit në karaktaret operistikë dhe kështu ai ka triumfuar në të gjitha teatrot e botës, dhe njihet sot si i madhi Luciano Pavaroti. Në këtë formë e përshkruan prestigjozja “La Repubblica”.
Ai është një prej tenorëve më të rëndësishëm të momentit në SHBA. Udhëtimi i tij fillon nga Shqipëria e viteve ’80, pas një sistemi komunist i cili ishte drejt rënies.
Në intervistën e dhënë për të përditshmen italiane Pirgu ka rrëfyer për të disatën herë udhëtimin e tij nga Shqipëria drejt Italisë si dhe hapat e tij në konservatorin e Bolzanos si dhe njohjen me Pavarotin, i cili u be edhe mentori i tij. “Shkolla e muzikës ishte i vetmi konservator që i’u përgjigj regjistrimin tim. Unë kam bërë kamerierin dhe pjatalarësin madje kam fjetur tek shoqata Salesiana. Unë kisha një mësues të madh, Brunetti, i cili është ende mësuesi im dhe gjithmonë ai më këshilloi me mençuri. Një takimi vendimtar ishte ai me Pavarottin” – thone ai ne interviste.
Ai është shmangur të përgjigjet për pyetjen se nga cila familje vjen, duke u shprehur se ai tashmë ka një shtëpi në Verona dhe jeton me nënën e tij. Ndërsa fatkeqësinë tragjike të emigrantëve të cilët i drejtohen brigjeve të Italisë, Pirgu e shpjegon në këtë mënyrë: “Unë jam i habitur se Italia shpesh dëshmon se ka harruar vuajtjet e atyre që lënë atdheun e tyre. E mirëqënia e Perëndimit është rritur në sajë të burimeve të territoreve të banorëve që sot kërkojnë të drejtën e tyre për të mbijetuar. Problemi nuk janë më njëqind mijë shqiptarët e barkave, por flukset e mëdha të njerëzve që vijnë nga kontinenti më në nevojë për ndihmë. Kjo gjë duhet të trajtohet në nivel global.”