Cilat shenja tregojne se burri juaj vazhdon t’ju doje akoma? Stan Tatkin, psikolog dhe autor i Wired for Love, thotë se në qoftë se ju jeni të shqetësuara se ai nuk ju do më, qetësohuni, sepse mund te jeni gabim! Ndoshta ai është duke ndjere nje tjeter lloj dashurie. Në fillimet e dashurisë gjithçka është tepër euforike, por me kalimin e kohes gjendja qetësohet, por kjo s’do te thote se dashuria nuk ekziston me. Ja disa arsye qe mund t’i vereni ne jeten e perditshme, te cilat vertetojne se ai nuk do shkoje asgjekundi!
Ai e di qe ju s’keni qejf te lani pjatat, prandaj e ben ai vete
Kur keni një kohë të gjatë së bashku, është e qartë se ai e di shumë mirë se çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen. Nese ju e urreni te lani enet, me siguri qe ai e ka vene re. Pra, në vend që të ziheni se e kujt është rradha “të kujdeset për enët”, ka shumë gjasa që ta gjeni atë duke mbushur pjatalarësen. Vetëm mos harroni t’i ktheni favorin dhe të merreni me diçka që ai s’e ka qejf – ose të paktën merren punën e tij të larjes së pajtave si një falënderim, sepse eshtë shumë e sigurtë që as atij nuk e do këtë punë.
Ai thotë “Ku të duash ti” kur duhet të dilni për darkë
Psikologu Paul Coleman, autor i Finding Peace When Your Heart is in Pieces, thotë se kur meshkujt dashurojnë, zakonisht janë më pak entuziastë se sa femrat, për shkak të nivelive te tyre te serotoninës. Seriozisht: studimet tregojnë se meshkujt të cilët janë në dashuri kanë nivele të ulëta të serotoninës. Niveli i serotoninës që gratë kanë në trupin e tyre i bën ta shprehin lumturinë dhe të silleni në mënyrë të gëzuar. Por meqë nivelet e ketij hormoni tek meshkujt nuk eshte aq i lartë, ata e shprehin dashurinë e tyre duke pranuar të bëni çfarë doni ju, qoftë edhe thjesht duke ndenjur në divan për të parë një film.
Ai përmend emrin tënd gjatë marrëdhënieve intime
Është mëse e zakonshme ta thërrisni njëri-tjetrin “zemër”, “shpirt”, “beb”, e të tjera si këto gjatë ditës, por kur ai thotë emrin tuaj gjatë momenteve intime, do të thotë që ai është plotësisht aty me ty dhe s’do donte të ishte me asnjë tjetër, thotë Stan Tatkin.
Ai do të shkonte me ju edhe në një festë që s’i pëlqen, pa u ankuar
Imagjinoni këtë: mikja juaj organizon nje festë të madhe me rastin e përvjetorit, ndërkohë ju e dini që atij s’i pëlqejnë festat e mëdha, veshjet serioze dhe “te duket”. Por nëse edhe pas këtyre, vendos t’ju shoqërojë, kjo është një mënyrë për t’ju shprehur dashurinë – të paktën kështu arsyetojnë meshkujt.
Ai mundohet t’i mbylli argumentet shpejt
Ju ka ndodhur ndonjëherë të bëni një debat dhe ju e dini që e keni gabim, por gjithsesi këmbëngulni të dukeni sikur nuk e keni gabim? Nëse ai “mbyll një sy” dhe ju “lejon” të dukeni se keni të drejtë, kjo është një tjetër mënyrë për t’ju treguar dashurinë e tij. Por kjo s’do të thotë se përton të argumentojë, thjesht nuk do t’ju shohi të mërzitur.
E largon telefonin kur është me ty
Të gjithë jemi fajtorë për varësinë tonë ndaj celularëve: chat, instagram, facebook… Por kur ai, në mënyrë aktive, largon telefonin për të kaluar kohe me ju, është një shenjë që tregon se do të ruajë lidhjen me ju. Kur një burrë e dashuron gruan e tij, sado kërkuese të jetë puna e tij, ai e di se si ta largojë telefonin, apo të mbylli laptopin dhe t’i japi gjithë vëmendjen e tij. Tani, mos kërkoni që ta ndalojë në mes punën që po bën në sekondin që doni ju, por të kuptoni që, është gjë e mirë kur ai mundohet të gjejë kohë për të biseduar me ju, pa mjetet elektronike në mes.
Ai s’e përmend asnjëherë fjalën “Divorc”
Të gjitha çiftet kanë ulje-ngritje, me siguri edhe ju. Por nëse, edhe në rastet më të këqia, ai nuk e përmend fjalën “divorc”. Një burrë i lumtur nuk do ta kërcënojë marrëdhënien e tij, edhe kur ai është i mërzitur, i frustruar, ose tepër i zemëruar. Në vend të kësaj, ai është mësuar se si të ketë një grindje në mënyrën e duhur – për shkak se po, ju ende do të keni grindje. “Asgjë e mirë nuk mund të vijë duke kërcënuar marrëdhënien apo duke ju bërë të mendoni se kjo lidhje mund të mos ekzistojë në të ardhmen”, thotë Tatkin. Duke eleminuar plotësisht idenë e divorcit, ju jep të dyve mundësinë për të shprehur se si ndiheni me të vërtetë, pa pasur frikë se tjetri do largohet përfundimisht nga lidhja, kështu që ju mund të zgjidhni në rrënjë çdo çështje serioze.
Ai vazhdon përpjekjet për t’ju surprizuar
Nëse ai vazhdon të përpiqet t’ju bë surpriza të vogla, që e di se do ju lumturonin ditën, padyshim që ai ju do juve. “Kjo nuk ka lidhje me dhurata të shtrenjta. Shpesh surpriza është diçka e thjeshtë si, duke të sjellë në shtëpi ëmbëlsirën e preferuar ose një kuti me akullore, ose t’ju çojë në kinema për të parë filmin që ke shfaqur interes” – thotë psikologu. Kuptoni që, ai është është duke menduar mënyra për të mbajtur marrëdhënien tuaj të freskët dhe me angazhime, dhe po ju tregon se akoma i kujton gjërat evogla që ju bëjnë të buzëqeshni.