Era Istrefi, Bon Bon Boterorin Rusi 2018

Will Smith është rikthyer në muzikë duke regjistruar këngën zyrtare për Botërorin e Futbollit 2018, që do të zhvillohet më 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi, së bashku me këngëtaren kosovare Era Istrefi dhe kolumbianin Nicky Jam.

Kënga pritet të publikohet më 25 maj dhe do të jetë një produksion i “Diplo”. “The Guardian” i dedikoi një shkrim këngëtarëve të këngës së Botërorit, ku u fol dhe për kosovaren Istrefi, e cila u bë e njohur në botë me hitin e saj “Bonbon”, që i dha shumë famë.

Kënga zyrtare e Botërorit 2014 “We Are One (Ole Ola)” u këndua nga Pitbull dhe Jennifer Lopez, ndërsa “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës, ishte himni i Botërorit 2010.

Tashmë, në rangun e këtyre këngëtarëve të njohur do të renditet edhe bukuroshja kosovare, Era Istrefi.

 

©Top Channel