Në vijim të analizave për aflatoksinë, emisioni “BOOM” zgjodhi një lloj tjetër qumështi, pikërisht qumështin “Erzeni” me datë skadence 15.5.2018.
Si fillim, “BOOM” bëri blerjen e qumështit nga 3 litra për secilën firmë dhe shishet e qelqit.
Monstrat e marra i dorëzoi në ISUV me datën 8.5.2018.
Në përgjigjet e marra me dt 11.5.2018 rezultoi qe qumështi “Erzeni” i etiketuar me Q1 ka norme mbi vlerën e lejuar 0.05 te aflatoksinës. Emisioni u transmetua pasditen e 23 majit 2018.
Çfarë është Aflatoksina?
Aflatoksina është një mikotoksin që ndikon në krijimin e kërpudhave organike që mund të shkaktojnë kancer. Ajo mund të gjendet në qumështin e kafshëve, si pasojë e ushqimit të kontaminuar që kanë konsumuar kafshët, kryesisht ushqimet bimore.
Norma e lartë e Aflatoksinës mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin e njeriut. Prania e Alfatoksinës në trupin e njeriut mund të zbulohet në dy mënyra. Një formë është analizimi i urinës, i cili tregon për përmbajtjen në trupin e njeriut, nëse virusi është përthithur në 24 orët e fundit.
Ndërsa mënyra tjetër me e sigurt është analiza e gjakut, e cila tregon praninë në trup gjatë muajve dhe javëve të fundit, ekspozimin që ka pasur trupi ndaj Alfatoksinës. Ekspozimi i gjatë i Alfatoksinës mund të shkaktojë tumor në mëlçi, hemorragji, ënjtje, probleme me tretjen, probleme me metabolizmin e njeriut, probleme mendore dhe deri në gjendje kome./Burimi: oranews.tv