Të konsumosh një gotë kos në ditë para se të ushqehesh me ushqime të skuqura, mund të ndihmojë në shmangien e rrezikut nga yndyrnat e larta. Këtë mendojnë ekspertët, shkruan The Sun.
Ata thonë gjithashtu se një gotë kos në ditë, me përqindje të ulët yndyre, mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjes së artritit dhe astmës.
Mëngjesi i preferuar, thonë ekspertët, është ai ku njerëzit nuk e nisin ditën me qetësues si aspirina, apo naproxen, të cilat japin edhe efekte anësore.
Zbulimet e reja tregojnë se kosi mund të ulë inflamacionet dhe mund të jetë zëvendësues shumë i mirë i disa ilaçeve si: aspirina, naproxeni dhe hydrocortisoni, për pacientë të cilët kanë dhimbje kronike.
Çelësi i kësaj është aftësia e kosit për të qetësuar inflamacionet kronike, ku trupi sulmon vetveten, zbuluan shkencëtarët amerikanë.
Ky proces lidhet me artritin, astmën, sëmundjet inflamatore të zorrëve, obezitetin, sindromat e metabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.
Vullnetarëve iu dha nga një gotë kos me nivel të ulët yndyre para se të konsumonin një mëngjes me plot 900 kalori. U vu re se ata patën nivel më të ulët inflamator në gjakun e tyre se ata që nuk konsumuan kos para mëngjesit të bollshëm.