Gazpacho, supa e ftohte e veres

Gazpacho është një supë e ftohtë, e bërë nga perimet e stinës, të grira në blender! Ideale për të na freskuar gjatë verës së nxehtë. Mund ta shoqëroni me bukë të thekur ose ta shijoni ashtu thjesht. Ja se çfarë ju nevojitet dhe si ta përgatisni

  • Kalori: 231
  • Yndyrna: 13.9 g
  • Karbohidratet: 21,1 g
  • Fibra: 3,6 g
  • Sheqernat: 6.8 g
  • Proteina: 8 g

Përbërësit per 4 persona:

  • 2 domate, të qëruara
  • 1 kastravec i vogël, i pastruar nga farat
  • 1 spec i kuq, i pastruar nga farat
  • ½ qepë e kuqe
  • 350 ml lëng domatesh
  • 2 lugë uthull të bardhë vere (ose leng limoni)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër, e madhe, e grirë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i sapobluar
  • 1 fetë bukë gruri
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 2 lugë djathë dhie të grirë

Përgatitja:

  • Pasi të keni larë perimet dhe t’i keni prerë në copa të vogla, bashkojini në një blender me gjithë tulin e bukës.
  • Përpunoni në shpejtësi të lartë për të paktën 2 minuta, në mënyrë që të bëhen sa më kremoze.
  • Shtoni uthull, vaj ulliri, piper dhe kripë në kohë të ndryshme, gjatë përgatitjes dhe i lini të trazohen mirë.
  • Masën e përftuar mund ta kaloni në sitë, për një shije më kremoze, por shumë mirë mund ta shijoni edhe pa kulluar.
  • Shtojini pak ujë nëse është më e trashë seç duhet.
  • Mbajeni në frigorifer për disa orë që të ftohet mirë.
  • Para se ta shërbeni, zbukurojeni me një lugë nga perime jo të grira dhe djathë të thërrmuar.

Keshilla per me teper shije:

Per t’i shtuar ose ndryshuar shije, mund te shtoni ne supen e ftohte avokado, selino, ullinj, shalqi etj.

femra-moderne.com