Interviste/ Ardian Trebicka: Femra, dëshmia e Perëndisë në tokë

Femrat duket sikur janë më të apasionuara pas muzikës së tij… ndoshta sepse duket si hapat e hedhura lehtë në një vallëzim intim që kushdo e pret në jetën e vet… Por jo vetëm tango e vals… edhe ngjyrime të ngjashme latine që po aq duken si të destinuara për femrat dhe qëndrimin e tyre delikat.

Me ne fund, Ardian Trebicka vjen me një koncert fantastik dhe unik tek Amfiteatri i Liqenit te Tiranes, ne 13 qershor. Nje mundësi e shkëlqyer për të kaluar një mbremje të vecantë nën tingujt e muzikes me te zgjedhur dhe zerit melodioz të këngëtarit Trebicka.

Prenotoni bileten tuaj online ne: https://www.myticket.al. Per cdo informacion te metejshem kontaktoni ne numrin e telefonit: 067 40 555 00 ose ne email: [email protected]

Ardian, duket sikur nuk ke konkurrencë në rrymën tënde… E ndjen mungesën e saj?

E dëgjoj shpesh këtë frazë, por unë personalisht nuk do të mendoja kështu për të vetmen arsye se sot tregu muzikor është i hapur dhe në të nuk bëjnë pjesë vetem këngëtarë shqiptarë, por dhe të huaj, me pak fjalë përballemi me kualitete të niveleve të larta, gjë e cila të bën mos ndihesh i vetëm ne rrymën tënde.

Dikur këngët dhe këngëtarët (në botë, por edhe këtu, megjithëse në mënyrë modeste) e shisnin punën e tyre me koncerte; sot ka ardhur koha e klipeve. Për ty muzika është bërë për t’u parë apo për t’u dëgjuar?

Problemi tek ne qëndron që u larguam nga forma tradicionale e të kënduarit live ose drejtpërdrejtë për të zëvendësuar me play-back, gjë e cila stimuloi shumë terrenin dhe kemi shkuar deri në atë pikë, sa këngët shikohen dhe jo më dëgjohen.

Flasim pak për ty dhe raportet me femrat…

Mbi femrën një mashkull flet e flet pa fund, por unë besoj që prezenca e gjinisë femërore është dëshmi e perëndisë në tokë. Raporti me femrat është hyjnor. Me bashkëshorten time kam raport miqësor, gjë e cila na bën të ndihemi si në momentet e para.

Në miqësi: i beson femrave, intuitës dhe instiktit të tyre?

Më pëlqen t’i besoj. Raporti dhe miqësia tek unë ka një vend të veçantë. Admiroj tek femrat intuitiën dhe instiktin kur është pozitiv po ashtu dhe negative, pasi janë të nevojshme për një mashkull.

Në projekte pune, u beson atyre, apo puna dhe projektet e mëdha janë “detyrë” për burrat?

Pse jo! Projekte të vogla dhe të mëdha do i shkonin më shumë një dosjeje që qëndron në duart e një femre. Kjo do të ishte zgjedhja ime.

Nga: Kozeta Kurti  /  ©Revista Femra Moderne

femra-moderne.com