Qitro është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, vitaminë kjo e njohur për efektin e saj në forcimin e sistemit imunitar. Kështuqë, sidomos gjatë sezonit të ftohtë, konsumimi i këtij fruti është shumë i preferueshëm meqenëse mbron trupin nga ftohjet, gripi e viruset e tjerë.
Po ashtu, qitro, apo ndryshe grejpfruti është antioksidant i shkëlqyer që pastron trupin nga substancat e dëmshme të cilat i marrim vecanërisht përmes ushqimeve jo të shëndetshme.
Vec të tjerash, qitro zvogëlon sasinë e kolesterolit në gjak, rregullon qarkullimin e gjakut, mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe është shumë i këshillueshëm për ata që kanë diabet.
Edhe pse sa i idhët për nga shija, të mirat shëndetësore të këtij fruti padyshim që jenë shumë të ëmbla për organizmin tonë. Në këtë recetë mund ta shijoni me sheqer dhe rum.
Qitro e karamelizuar
- Qëroni një qito të madhe. Priteni në rrathë dhe pastaj secilin prej tyre përgjysmë.
- Hidhni 6 lugë gjelle sheqer kaf dhe 6 lugë rum në një tas bashkë me copat e qitros; zhytini në lëng që copat të vishen mirë.
- Nxehni 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan jongjitës. Hidhni copat e qitros, duke ruajtur mënjanë lëngun, dhe piqini në secilën anë për 4-5 minuta mbi një zjarr mesatar, derisa të bëhen të kuqerremta dhe të karamelizohen.
- Ndajini në 6 pjata, për 6 persona.
- Hidhni rumin dhe sheqerin në tigan dhe valojeni për 1 minutë.
- Hidheni përgatitjen mbi copat e qitros dhe servirini.