Patatet Hasselback u krijuan në vitin 1953 nga Leif Elisson, i cili ishte kuzhinier i në restorantin Hasselbacken në Stokholm. Hasselback janë një lloj gatimi i patates së pjekur, ku patatet janë të prera nëpër feta të holla deri në gjysmë, të aromatizuara me erëza dhe gjalpë të cilat shtohen në majë të patateve.
Kjo recetë është fantastike për një darkë të thjeshtë ose për të shoqëruar cdo lloj mishi apo peshku. Ju mund t’i ndryshoni erëzat ose aromat sipas dëshirës, por ne po ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë për të përgatitur patatet Hasselback.
Përbërësit per 4 persona
- 1.5 kg patate mesatare
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle gjalpë i freskët
- 3-4 thelpinj hudhra të shtypura
- Dy lugë gjelle lëng limoni
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja
- Parangrohni furrën në temperaturë 250 grade.
- Qeroni me kujdes patatet duke ruajtur formën e tyre të rrumbullakët.
- Pritini patatet në feta por jo deri në fund, me pas vendosini në një tavë dhe kriposini.
- Në një tas të hidhni vajin e ullirit, shtoni lëngun e limonit, gjalpin e shkrirë në temperaturë ambjenti, hudhrat e shtypura si dhe erëzat.
- Përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
- Me një furçe kuzhine lyejini të gjitha patatet me përzierjen e mësipërme.
- Një pjesë nga përzierja me vaj dhe erëza ruajeni mënjanë për ta përdorur edhe njëherë tjetër në mes të pjekjes.
- Futeni tavën me patate të piqet në furrë 30 minuta.
- Nxirrini taven dhe lyeni patatet sërish.
- Futini të piqen edhe për 30 minuta të tjera.
- Sherbejini të ngrohta me majdanoz të freskët të grirë.
Këshilla: Heren tjeter mund t’i gatuani me rigon, ose rozmarine, therrime buke, djathe te grire, me feta te holla gouda ose proshute etj. Fantazia juaj nuk ka pse te kete kufij ne kete recete.