Ҫdo prind duhet të jetë i vëmendshëm për të mbrojtur fëmijët nga dielli dhe nga efektet negative të tij. Nga foshnjeria e deri ne moshen parashkollore, ja disa këshilla të vlefshme
Foshnjet nen 6 muajsh
Lëkura e foshnjeve është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit. Prandaj eshte mire qe të mbahen larg rrezeve të diellit.
- Lëkura e foshnjeve ka pak melaninë. Melanina është pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve dhe në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen nga dielli.
- Në makinë këshillohet të përdorni mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
- Bëni shëtitjet përpara orës 10 paradite ose pas orës 17.00 pasdite dhe mos harroni asnjëherë të përdorni mbulesë për karrocën e foshnjës.
- Vishini foshnjes rroba të lehta pambuku, dhe kujdesuni që t’i mbuloni krahët dhe këmbët.
- Zgjidhni një kapele të gjërë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët.
Bebet nga 6-12 muajsh
Ne këte moshe mund te filloni të aplikoni te fëmijët krem mbrojtës kundra diellit.
- Aplikojini krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjërë, SPF 50.
- Zgjidhni kremra të cilat janë të prodhuara posaçërisht për fëmijë.
- Kremi mbrojtës duhet të aplikohet 30 minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas larjes në det ose nëse ka djersitur.
Fëmijët nga 1 deri 6 vjec
Është shumë e rëndësishme që të edukoni fëmijët tuaj mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit.
- Edhe ne kete moshe aplikoni mbi trupin e femijes një krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjerë me SPF 50.
- Vendosni kremin fillimisht në duar dhe më aplikojeni në fytyrën e femijes.
- Sigurohuni që fëmija të qëndrojë në hije, sidomos gjatë orëve kur rrezet e diellit janë edhe më të dëmshme, pra prej orës 10 paradite deri 4 pasdite.
- Vishini bluza pambuku me mëngë të gjata të cilat i mbrojnë edhe nga rrezet e diellit.
- Mos harroni asnjëherë syzet dhe kapelet, te cilat duhet te jene të mëdha qe t’i mbrojne fytyrën, qafën edhe veshët.