Haxhi Isufi, nje krijues i rralle dhe cilesor i humorit shqiptar

Nga Vasil Tabaku

Haxhi Isufi padyshim është një nga emrat më të njohur dhe i pranishëm në botën e madhe të Humorit Shqiptar. Eshtë një krijues i palodhur, i vetvetishëm, orgjinal dhe tejet cilësor në këtë fushë sa të vështirë aq dhe të bukur.

Humori, si krijimtari, në pendën e Haxhi Isufit është një një uivers i pafund, tepër i lexueshëm dhe mbi të gjitha mjaft njerzor.Më tepër se gjithkujt, do ti shkonte për shtat cilësimi si një mjeshtër i vërtetë i fjalës thumbuese, Haxhi Isufi, është njëherësh edhe miku i madh i të gjithëve, dashamirës dhe miqësor, i ditur dhe filozofik, këshillues dhe thumbues i pashoq. Haxhi Isufi, është një shkrimtar mjaft cilësor i humorit, është njëherësh edhe një gazetar me përvojë të lartë, tepër i vëmëndshëm dhe një vrojtues mjaft ekzigjent, i përgjegjëshëm dhe i rreptë i realitetit.

Që në shkrimet e tij të para në Revistën e mirnjohur “Hosteni” goditi në shenjë, të metat, dobësitë dhe padrejtësitë njerzore dhe të sistemit politiko shoqeror, veset dhe deformimet ekstreme të së vërtetës. Haxhi isufi kishte nisur kështu një rrugë teper të vështirë, por të bukur Humorin e vërtetë. Ai do të bëhej një emër mjaft i njohur në radhët e krijuesëve të humorit por edhe një publicist mjaft rezultativ e me përvojë të madhe.

HAXHI ISUFI, KY MIK I MADH I SË VËRTETËS DHE ARTIST I DHIMBJES

Përmes humorit fshikullues dhe goditjes së të padrejtës në shoqeri dhe realitetin shqiptar, Haxhi Isufi do të mbetet ikona e humorit të vërtetë e të dhimbshëm shqiptar. Them të dhimbshëm, sepse shumë subjekte të humorit të Haxhi Isufit si krijues janë fenomene mjaft të dhimbshme të shoqerisë shqiptare. Këtë dhimbje shkrimtari Isufi e përjeton thellë në shpirtin e tij njerëzor. Ai e vuan thellë, edhe pse duket sikur qesh, por e qeshura e tij është padyshim një “qarje-qeshje e thellë” një dhimbje njerzore, një psherëtimë dhe një lot i ngrirë në horizont.

Haxhi Isufi dhe Skender Sallaku (Artist i Popullit)

Shpirti i madh dhe fisnik i Haxhi Isufit, mbetet unikal në gjithë universin e humorit të tij dinjitoz, serioz dhe të pamëshirshëm. E qeshura e Haxhi Isufit, është një klithmë e trishtë për gjithë padrejtësistë, dhimbjet dhe pabarazitë, për veset e liga dhe për rrevoltën e madhe të autorit kundër cdo padrejtësië sociale, ligjore, politike dhe njerzore. Haxhi Isufi është kështu një mjeshtër i rrallë i fjalës të veshur me humor për të goditur padrejtësitë, gabimet, veset dhe gjithë negativitetet që bart jeta në vetvete.

Në opusin e madh krijues të Haxhi Isufit, vend të vecantë e kontribues zë Televizioni, krijimtaria e tij në gjinitë e humorit televiziv si monologu i famshëm i tij prej vëzhguesi të hollë, skeçet, dramatizimet, paroditë dhe të famshmet “Haberet e Darkës” . E gjithë kjo krijimtari e Haxhi Isufit, është një pasuri e madhe kombëtare, një univers i jashtzakonshëm i humorit shqiptar, që padyshim do të jetë edhe një aset i rrallë në vlerat krijuese të vetë autorit Isufi.

Në harkun kohor të disa viteve Haxhi Isufi ishte edhe nje botues mjaft i aftë dhe aktiv, me një publicistik mjaft domethënëse dhe debutuese, ku realiteti gjeti vetveten dhe njerëzit gjetën të pasqyruar me dinjitet problemet serioze të ditës të përshkuara tejpërtej nga humori i hollë dhe i zgjuar, thumbues dhe kërkues i mjeshtërit Haxhi Isufi. Në tërë këtë odise të madhe krijuese, Haxhi Isufi pati mjaft mbështetje nga populli, por asnjëherë mbështetje nga shteti, qeveritë dhe liderët politik që nuk ndjeheshin komod nën thumbin goditës të mjeshtërit të humorit Haxhi Isufi.

EKRANI I TELEVIZIONIT “TIRANA” NJË TRIBUNË E JASHTËZAKONSHME E HUMORIT KOMBËTAR

Me dy djemte, Clirim dhe Berlin

Atëherë, për hirë të së vërtetës, duhet thënë se Humori Shqiptar po kalon një krizë të madhe identiteti dhe vlerash. Nuk ka asnjë interesim, mbështetje dhe përkrahje nga shteti dhe dikasteri i linjës Ministria e Kulturës për Humorin Shqiptar. Por një njeri vërtetë i rrallë, i guximshëm, kurajoz dhe i talentuar si Haxhi Isufi, është padyshim krijuesi dhe mbështetësi i madh i këtij humori kombëtar. Natyrisht, të bësh humor, aq më tepër të shkruash humor, është tepër e vështirë, është një punë mjaft e madhe kërkuese dhe krijuese, një sakrificë gjer në vetmohim t’i japësh jetë kësaj magje të humorit. Por Haxhi Isufi ja ka arritur kësaj lartësie me shumë punë, mund, sakrifica, shpenzime dhe padyshim shumë vullnet njerzor dhe krijues. Haxhi Isufi, gjeti një mënyrë mjaft efikase për të mbijetuar në katrahurën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, ai ndërtoi mbretërinë e vet televizive, “Televizionin Tirana”, një media kushtuar tërësisht humorit dhe ambices së tij për të ndihmuar popullin e vet në kërkim të së vërtetës, drejtësisë, moralit dhe vlerave njerzore. Ky shkrimtar i jashtëzakonshëm, ky krijues vetmohues dhe me vullnet të paepur ndërtoi një profil të rrallë të ekranit televiziv, ku talenti i tij si shkrimtar i humorit shpërtheu fuqishëm me të gjitha dimensionet.

Ai krijoi kështu të parin dhe të vetmin ekran televiziv, tribunë madhështore e humorit të vërtetë social popullor dhe më një art të hollë e elegant. Në cdo gërmë të këtij ekrani televiziv është zëri dhe fjala magjike plot dritë humori e Haxhi Isufit. Ky mjeshtër i madh i shkrimit të humorit, mblodhi njëherësh rreth vetes gjithë aktorët, interpretët dhe artistët e humorit kombëtar. Aty është interpretimi virtuoz dhe zëri i aktorit të madh Skënder Sallaku, i Rita Latit dhe Behar Merës, i Vilson Gjocës dhe Edmond Halilit dhe shumë e shumë aktorëve dhe interpretëve të tjerë të talentuar. Haxhi Isufi, krijoi kështu n

jë univers më vete të botës së madhe të Humorit Shqiptar. Patjetër që e gjithë kjo sipërmarrje e guximshme është edhe një sukses i madh, një spektakël cilësor dhe një shpalosje dinjitoze e gjithë realitetit tonë, i problemeve dhe halleve, i padrejtësive dhe kërkesave të njerëzve të thjeshtë. Unë do të thosha me plot gojën se Haxhi Isufi është miku më i madh i të gjithë njerëzve të thjeshtë shqiptar e më gjerë. Dikush mund të mos e vlerësojë sa duhet punën e këtij mjeshtri të fjalës së humorit, por asnjëherë nuk duhet harruar koha, kushtet dhe vështirësitë në të cilat punon, shkruan dhe bën humor Haxhi Isufi.

HAXHI ISUFI DHE BOTA E TIJ E MADHE SHPIRTËRORE

Ky mjeshtër i fjalës së humorit është padyshim dhe një njeri i mrekullueshmë, i sinqertë, njerëzor, dinjitoz dhe tepër fisnik.

Haxhi Isufi i ka kushtuar gjithcka HUMORIT, edhe frymëmarrjen e vet, zemrën e tij dhe shpirtin. Një krijues që e ka shndërruar vetveten në një MËEKË të humorit Kombëtar, aty gjejnë përkrahje dhe marrin jetë gjithë interpretët dinjitoz të humorit shqiptar, aty, pra në mjediset dhe Televizionin “Tirana”, merr jetë cdo ditë e më tepër jeta artistike e një humori të shendetëshëm dhe me vlera të larta artistike.

Haxhi Isufi është edhe shkrimtari, skenaristi, regjisori është edhe producenti, një rast ky unikal në Shqipëri dhe që meriton të vlerësohet lart dhe denjësisht. Puna e këtij mjeshtri të HUMORIT duhet përkrahur dhe inkurajuar me shumë forcë dhe seriozitet, me shumë përgjegjësi dhe pasion. Haxhi Isufi është njeriu më i angaxhuar dhe më produktivi në këtë fushë delikate dhe që shtrihet para cdo krijuesi si një fushë e “minuar” sepse duhet mjaft kujdes dhe moral, përgjegjësi dhe personalitet, aftësi profesionale dhe art që të bësh humor, të godasësh, të kritikosh, të thumbosh dhe të zbulosh të vërtetën e madhe pa lënduar askënd. Këtë aksiom të madhe Haxhi Isufi e ka ruajtur me mjaft efikasitet dhe përkushtim. Kjo gjë i ka dhënë atij ”pasaportën” e humoristit të madh që të depertojë në shpirtin e gjithkujt pa krijuar plagë e dhimbje. Përkundrazi, Haxhi Isufi me punën e vet të madhe, me humorin e tij të mrekullueshëm dhe njerëzor, shëron plagë sociale dhe njerëzore dhe ndërton mijëra ura komunikimi me të gjithë shqiptarët e vërtetë, duke siguruar kështu një sukses të madh dhe të merituar në fushën e Humorit Kombëtar.

femra-moderne.com