Çdo grua është pak shtrige, pak magjistare, domethënë, mban brenda vetes disa dhunti të veçanta, si intuitën, ndjeshmërinë, telepatinë. Zbuloni me ndihmën e këtij testi se cili është profili juaj magjik…
1 Të veprosh instiktivisht do të thotë:
A Të reagosh impulsivisht pa menduar për pasojat
B Të kuptosh menjëherë nëse prek zemrën e një personi
C Të zgjedhësh me sy mbyllur atëherë kur keni më shumë se një mundësi
2 Mënyra më e mirë për të mbajtur një mashkull është:
A Ta lësh gjithmonë të lirë të zgjedhë
B Ta lidhësh me pasionin dhe dëshirën
C Të jesh gjithmonë një hap përpara, duke parashikuar lëvizjet e tij
3 Shikoni një ëndërr që nuk arrini ta harroni. Sepse…
A Ishte e ndërlikuar, të shkaktonte ankth ose siklet
B Personazhi kryesor ishte një mashkull që në të vërtetë arrite ta bëje për vete
C U realizua dhe të lejoi të fitoje në llotari
4 Përsa i përket partnerit tuaj, mendon se je e paparë në…
A Bërjen e një dhurate që hyn në shijet e tij
B Ngjalljen e dëshirës së tij dhe ndezjes së pasionit
C Parashikimin se si do të reagojë në rrethana të caktuara
5 Ndonjëherë ju duket se kuptoni përpara të gjithëve…
A Asgjë: nuk keni asnjëherë intuita të veçanta
B Kur dy persona tërhiqen nga njëri-tjetri dhe duan të fshehin ndjenjat e tyre
C Se si do të përfundojë një situatë e caktuar
6 Nëse duhej të zgjidhje të mbaje një kafshë në shtëpi, do të merrje:
A Një qen
B Një mace
C Disa zogj
7 Cilën nga këto situata keni përjetuar më shpesh?
A Të telefonosh një shok dhe të të thotë që sa donte të të merrte
B Të dëshirosh që një mashkull, midis shumë të tjerëve, të të shikojë dhe t’ia dalësh mbanë që ai të të vërë re
C Të ndiesh një rrezik që më pas del se është i vërtetë
8 Mendon se arma jote më e mirë në marrëdhëniet me të tjerët është:
A Ekuilibri: nuk jeni e nxituar as impulsive
B Një hir i veçantë që të bën interesante dhe… ndryshe
C Truri: di gjithmonë si të sillesh dhe se ç’rrugë do të marrin ngjarjet
9 Nëse do të ishte me të vërtetë një shtrigë, do të përdorje fuqitë e tua:
A Vetëm në raste të jashtëzakonshme: do të jetosh pa filtra dhe magji
B Në radhë të parë për të ndihmuar veten për të arritur atë që do
C Për të ditur më parë se çfarë do të ndodhë. Dhe të bëhesh e famshme falë parashikimeve të tua
Zgjidhja
Ke dhënë më shumë përgjigje A, B apo C? Kontrolloni dhe më pas lexoni interpretimin që ju përket. Nëse keni barazi mes dy gërmave, lexojini që të dyja: me siguri jeni një shtrigë me… shumë fytyra!
Më shumë A: Pa shkop
Pavarësisht se nga pamja e jashtme duket shumë e logjikshme, jeni pak magjistare, por nuk e dini. Keni hequr dorë nga bota e krijimtarisë dhe fantazisë; dhe, në marrëdhëniet me të tjerët dhe madje edhe në dashuri, në vend që t’i besoni intuitës dhe ndjenjave, parapëlqeni t’u jepni më shumë peshë fakteve konkrete të jetës. Kjo nuk do të thotë që ju jeni e ftohtë, përkundrazi: ka shumë mundësi që keni zgjedhur një mënyrë të menduari mbi realitetin dhe intuitën. Pra, keni hedhur fshesën dhe sferën e kristaltë për të privilegjuar një afërsi racionale me gjithçka që ju rrethon. Një këshillë? Besojini ndonjëherë instiktit dhe krijimtarisë suaj: do të shikoni që nuk do të pendoheni…
Më shumë B: Gjithë zemër dhe… joshje
Jeni pak magjistare dhe magjitë që ju dalin më mirë janë ato të zemrës. Edhe pse nuk hipni mbi fshesë dhe nuk përdorni filtra dashurie, e dini shumë mirë se si të arrini atë që doni nga të tjerët. Fuqinë tuaj e ushtroni sidomos në gjininë mashkullore, pasi jeni e aftë të magjepsni shumë zemra. Por në rrjetën tuaj bien edhe shumë gra, të cilat tërhiqen nga personaliteti dhe forca juaj. Një këshillë? Shtojini fuqisë suaj joshëse edhe pak ironi: do të jetë si një parashutë ndaj zhgënjimeve të mundshme.
Më shumë C: E ndjeshme, pothuajse mendjehollë
Me siguri jeni e apasionuar pas leximit të dorës ose të letrave, ose i besoni shumë astrologjisë. Dhe në përgjithësi i bini në të. Aftësia për të ditur atë që të tjerëve u shpëton dhe pak hyjnishmëri, janë dhunti që bëjnë pjesë në personalitetin tuaj… Dhe nëse ende nuk i keni vënë re këto fuqi, vëruni veshin ndjesive, imazheve dhe mendimeve që shpesh ju zënë papritur. Ju këshillojmë të shfrytëzoni me qetësi këto dhunti nëse ju ndihmojnë të përmirësoni jetën dhe marrëdhënien tuaj me të tjerët. Por mos harroni të keni kujdes: mos harroni që ndjeshmëria juaj është e tillë sa të rrezikojë të ndikojë në ndjesitë tuaja.