Çfarë tregon leximi në plazh për ju

Ja ku jeni, duke u qetësuar në plazh, me hundën zhytur në një libër, pa as më të voglën dijeni se paperback është duke i lëshuar mesazhe të fshehta çdo mashkulli në afërsitë tuaja. Një libër tregon shumë gjëra përsa i përket personalitetit tuaj. Dhe mund të tërheqë meshkujt, të cilët do të lëshojnë gjykime përsa i përket make up tuaj mendor.
Mirëserdhët në librarinë e dashurisë.

Zhanri: erotikë

Përshtypja e parë. Nëse mendoni se një novelë mbi seksin buçet për një jetë dashurore seksi, rimendojeni. Meshkujt besojnë se femrat që lexojnë libra erotikë kërkojnë më shumë eksitim, sepse jeta që kanë është shumë koti. Dhe nuk është më e mirë në krevat. dispite aparencat, meshkujt mendojnë se ajo mund të bëhet nervoze dhe të frenohet.

  • Kë tërheqin këto faqe. Mashkulli që tërhiqet nga ky tip lexueseje do të jetë më tepër i prirur pas një partnerje të “e nxehtë” sesa pas një lidhjeje të nxehtë.

Zhanri: thriller (me vrasje)

Përshtypja e parë. Meshkujt mendojnë që femrat që lexojnë libra me vrasje janë më shumë mendimtare sesa të ndjeshme, më praktike sesa emocionale. Kur bëhet fjalë për seksin, meshkujt mendojnë se këto femra janë aventuriere.

  • Kë tërheqin këto faqe. 61% e meshkujve thonë se tërhiqen më shumë nga femrat që lexojnë libra thriller, sesa nga ato që lexojnë çfarëdolloj zhanri tjetër. Por cilët tipa meshkujsh? Intelektualët dhe të sigurtët në vetvete.

Zhanri: klasik

Përshtypja e parë. Shumica e grave në këtë zhanër librash janë të forta dhe të pavarura – dhe kjo është pikërisht ajo që meshkujt mendojnë për një femër që lexon një libër klasik. Ajo është në kërkim të “Njëshit” dhe, megjithëse i duhet kohë që të përshtatet me lidhjen, kur e njeh mirë dhe beson te një mashkull, ajo është e pandalshme. Nga ana tjetër, meshkujt mendojnë se femrat që lexojnë klasikët janë sfiduese dhe shumë të vështira për t’iu lutur.

  • Kë tërheqin këto faqe. Dikë që kërkon një lidhje serioze me një femër me të cilën të mund të lidhet intelektualisht dhe nga e cila mund të mësojë.

Rezultate imazhesh për woman readin on beach man watching

Zhanri: aventurë

Përshtypja e parë. Nëse një mashkull ju shquan teksa lexoni Harry Poter-in, ai mund të mendojë se jeni veçanërisht e papjekur në dashuri. Por mund të mendojë gjithashtu që mund të jeni edhe e përzemërt. Aventura është një vend ku është e pamundur të gjesh skena erotike, duke sugjeruar se një jetë seksuale e nxehtë nuk është prioritet për këtë lexuese.

  • Kë tërheqin këto faqe. Një mashkull që është ëndërrimtar, por që pëlqen të jetë në rolin e dominuesit dhe mbrojtësit në një lidhje.

Zhanri: fëmijësh

Përshtypja e parë. Nëse një mashkull shikon një femër që lexon libra fëmijësh ai do të mendojë se ajo është një tip që nuk e merr shumë seriozisht jetën. Ajo ka ndenjën e humorit dhe kjo pasqyrohet në lidhjet e saj. Meshkujt presin që këto femra të jenë të mira në krevat dhe të gatshme për të eksperimentuar. Sidoqë të jetë, nuk janë të gjitha lajme të mira: do të perceptoheni gjithashtu edhe si dikush që është mjaft e lumtur që është beqare dhe që mund të tmerrohet nga fjala “lidhje”.

  • Kë tërheqin këto faqe. Dikë të sigurtë në vetvete dhe magjepsës, por, ka mundësi, nuk është shumë i prirur për lidhje të gjatë.

femra-moderne.com