Te hash rregullisht veze eshte nje menyre e mire per te ndikuar pozitivisht ne shendetin tone te pergjithshem.
Edhe pse vezet kane nje reputacion jo shume te mire per ato qe vuajne nga kolesteroli i larte, duhet te dini qe jane nje nga ushqimet me te mira ne bote, pasi permbajne vitamina, kalcium dhe acide yndyrore omega-3. Sipas “Health 24″ vezët gjithashtu ofrojnë nje burim me cilësi të lartë te proteinave. Po ashtu, permban një lëndë ushqyese më pak të njohur, choline, e cila është thelbesore për funksionimin e trurit: “Authority Nutrition” raporton se 90% e popullsisë ka mangësi të cholines, e cila ndodhet me sasi te medha në vezë. Gjithashtu konsumi i vezëve ka perfitime te larta për shikimin, për shkak të antioksidantëve që ato përmbajnë. Duke filluar ditën tuaj me vezë, ju nxitni një ndjenjë ngopje, e cila do ju ndihmoje ne kontrollin e peshës, pasi do ndiheni më pak të uritur gjatë gjithë ditës. Dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, “Health 24″ raporton edhe per përfitimet për kockat, flokët dhe thonjtë, për shkak të aminoacideve dhe mineraleve që gjenden në vezë.
Cilat jane 5 perfitimet kryesore te vezeve:
- Vezet jane shume te mira per syte. Ne veze ne dite ndihmon ne parandalimin e perkeqesimit makular
- Vezet ndihmojne te kemi floke dhe thonj te shendetshem, per shkak te permbajtjes se larte te vitaminave dhe mineraleve.
- Vezet jane shume te keshillueshme gjate shtatzanise. Ato ju ndihmojne te keni bebe te bukura e te shendetshme. Pse? Sepse ka permbajtje te cholines, nje vitamine e grupit B, thelbesore per zhvillimin e trurit. Eshte vertetuar se cholina ul rrezikun per sindromen Down dhe Demencia.
- Vezet mund te ndihmojne ne reduktimin e rrezikut per kancer dhe semundje te zemres, fale pranise se antioksidanteve.
- Vezet mund te ndihmojne ne uljen e presionit te gjakut.
Vezet dhe kolesteroli i larte
- Për shumë dekada, njerëzit janë këshilluar të kufizojnë konsumin e vezëve, ose të paktën të verdhën e vezës (e bardha është kryesisht proteina dhe me sasi të ulët të kolesterolit). Rekomandimet përfshijnë një maksimum prej 2-6 te verdhash në javë. Megjithatë, nuk ka nje të vërtetë të mbështetur shkencerisht për këto kufizime.
Pra, pasi ke lexuar për gjithë këto te mira, nuk ka arsye ta pyesni veten se pse duhet te konsumoni 3 veze ne dite. Duhet të theksojme se, në qoftë se është e mundur, konsumoni vezët e fshatit ne vend te atyre te supermarketeve, për të marrë sasi më të larta të ushqyesve të dobishem.
Deshironi te gatuani ndonje recete me veze? Shikoni ketu: