Gjirokastra, ky qytet në jug të Shqipërisë, i vendosur në një pozicion skenografik, i rrethuar nga male dhe pak kilometra nga kufiri i Greqisë, është një arkitekturë vërtet e mrekullueshme e një qyteti nga më të bukurit e Ballkanit. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj dy herë, në dimrin e 2010 dhe këtë verë. Që herën e parë ngela e hutuar nga bukuria e saj, por pas kësaj vizite ngela pa fjalë.
Pazari i vjetër ishte i rikonstruktuar si dhe muret e dritareve ishin zbardhur me ngjyra të ëmbla dhe ky është sezoni më i mirë për të ndenjur këtu.
Falë turit ”Limitless Albania”, që organizon ekskursione në të gjithë Shqipërinë, kam patur kënaqësinë të vizitoj disa nga pikat kryesore të Gjirokastrës. Udhëtimi me ”Limitless Albania” është i përbërë nga dy etapa. Njëra 3-ditore, vizita në të gjitha rrugët e trashëgimisë së UNESCO-ve shqiptare, Gjirokastër, Berat , Butrint. Ose një udhëtim më të gjatë, për një javë, që ka si itinerar Gjirokastrën dhe një varg vendpushimesh të bukura dhe arkeologjike në afërsi të Zhulatit, Lunxherisë, me parkun arkeologjik të Antigonesë, Zagorisë dhe Libohovës.
Një legjendë e vjetër tregon historinë se nga e mori emrin qyteti. Princesha Argjiro, motra e guvernatorit Gjin Zenebishi gjatë pushtimit osman nga Turqia, në shekullin XV refuzoi të dorëzohej te turqit dhe kështu ajo u hodh nga pika më e lartë e kalasë me të birin e vogël disa muajsh. Fatmirësisht fëmija i mbijetoi rënies, ndërsa princesësh filloi t’i rridhte qumësht, ku edhe sot në gurët poshtë këmbëve të kalasë janë zbuluar gurë gëlqerorë.
Gjirokastra është shtëpia e dy shqiptarëve më të famshëm të të gjitha kohërave, diktatorit Enver Hoxha, shtëpia e të cilit është transformuar në një muze etnografik, dhe Ismail Kadaresë, shkrimtarit madhështor që ka shkruar shumë vepra arti, për qytetin e gurtë. Bëhet fjalë për një roman për Gjirokastrën gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është e këshillueshme të lexohet para se të shkohet këtu.
Çfarë të shihni?
Pazarin e vjetër
Ka stil otoman, dyqane të vogla, ku mund të blihen gjëra tipike, interesante, tapete, produkte gastronomike, tavolina, zbukurime dhe orendi për shtëpi, suvenire, të cilat përfshijnë bluza dhe çanta. Në afërsi të pazarit gjendet edhe një nga xhamitë e vetme në qytet e quajtur Xhamia e Pazarit , e mbijetuar në vitet e diktaturës komuniste kur regjimi e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë laik në botë, i cili urdhëroi shkatërrimin e objekteve të kultit.
Shtëpinë e Skëndulajve
Nuk është larg nga zona më e famshme e Gjirokastrës, ajo e pazarit të vjetër. Një nga shtëpitë më tradicionale të Gjirokastrës. Shtëpia është një labirint me dhoma, banja, hamame, sallone, dritare, porta, të cilat i viziton nën shoqërinë e pasardhësit të familjes, zotit Skenduli, një njeri i këndshëm i cili flet disa gjuhë mes të cilave italishten. Në sajë të rrëfimeve është e mundur të hyhet në historinë e familjeve dhe të imagjinohet jeta e përditshme e pjesëtarëve të saj në Shqipëri të vitet ‘700 dhe ‘800.
Muzeun ”Ismail Kadare”
Kush vendos të vizitojë Gjirokastrën, nuk mund të mungojë të vizitojë shtëpinë e transformuar në një muze të qytetarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Është një shtëpi e stilit osman, e konvertuar në muze.
Të humbasësh në rrugicat e Gjirokastrës
Një nga gjërat më interesante për të bërë në Gjirokastër janë të humbësh në rrugët dytësore. Në vend të ecni përgjatë rrugës që të çon në kështjellë, më mirë është të shkoni djathtas për të shkuar në zbulimin e Gjirokastrës më autentike, me banesat tradicionale të saj, me pemë të gjelbërta dhe me pemë që zvarriten mureve. Ju do të bëni edhe ndonjë takim të këndshëm me ndonjë nga banorët e zonës.
Kështjella e Gjirokastrës
Nuk mund të shëtisni Gjirokastrën pa vizituar kështjellën e saj të mrekullueshme. Për të arritur atje do të nevojitet të kaloni një rrugë të gjatë që ka fillon nga pazari deri në hyrje. Kështjella në të kaluarën është shfrytëzuar si burg nga mbreti Zog dhe më më vonë nga Enver Hoxha dhe ka në brendësi të mureve Kullën e Orës, Muzeun e Armëve dhe një avion amerikan. Nuk ka asgjë më të mirë për të bërë që të kalosh pak kohë dhe të shohësh prej atje çatitë e Gjirokastrës që janë fantastike.
Ku të hash
Kam provuar shumë restorante në Gjirokastër, por atmosfera më e mirë është tek ‘’Oda’’ një restorant tradicional me stil shumë të thjeshtë në të cilin është vendosur një piano dhe një foto e një ndërtese historike të vjetër të pazarit. Menuja është e përbërë nga më shumë pasta lokale, ku përfshihen fileto me bazë karamele, patate dhe qoftet e shijshme e Gjirokastrës me oriz dhe vezë. Çmimi mesatar për person shkon në shtatë euro.
Ku prenotohet
Gjatë qëndrimit në qytet, pronotova në hotel ”Kalemi 2”, me tri yje, i vendosur në hyrje të pazarit të vjetër. Hoteli në stil otoman është vendi i përsosur për të qëndruar në Gjirokastër për shkak të pozicionit të tij ideal pranë qendrave kryesore të interesit të qytetit. Ju mund të shijoni mëngjesin në tarracë në katin e tretë të hotelit, nga e cila mund të shohësh pamje të mrekullueshme mbi kështjellën dhe qytetin. Më e rëndësishmja e ”Kalemit 2”, përveç bukurisë së strukturës dhe në panoramën e mrekullueshme të saj, ka qenë gjithmonë një personel i gatshëm për të pritur nevojat e klientëve, për t’i këshilluar dhe për t’i ndihmuar për çdo nevojë.