Dua Lipa eshte personazhi me i perfolur neper mediat shqiptare keto dy javet e fundit. Arsyeja? Ajo eshte krenaria jone e re. Ngjyra e zërit dhe pamja e zjarrtë, Dua Lipa duket dhe tingëllon si një yll popi në pritje, keshtu e pershkruan BBC kengetaren me origjine kosovare.
Ne 2015-en debutoi per here te pare si kengetare me nje album per Warner Bros. Records. Ne gusht 2015 u publikua edhe kenga e saj e pare New Love, me pas ne teor 2015 u publikua edhe videoklipi i radhes Be the One dhe ka pak se dy jave qe po ben namin me kengen me te fundit Last Dance.
Zeri i fuqishem dhe stili i vecante i te berit muzike, po bejne qe kjo kengetare e re me origjine nga Kosova, te kthehet ne nje nga idhujt muzikor te te rinjve ne te gjithe boten. Lipa e pershkruan stilin e muzikes se saj si “dark pop”. Ne 30 Nentor 2015 ajo ishte ne listen e gjate te BBC Sound of…2016, ne te cilen publikohen emrat e kengetareve qe do degjohen me shume gjate ketij viti. Qe nga janari i ketij viti filloi dhe turneu i saj neper Mbreterine e Bashkuar dhe Europe, nderkohe qe pergatitet edhe per publikimin e albumit te saj te pare sa me shpejt kete vit.
“Nuk kisha një plan B. Rregulli im ishte të mos hiqja dorë, edhe nëse më thonin jo, do ta provoja sërish,” thotë Dua Lipa ne nje interviste per Corriere della Sera, ku pranon se kur ishte femije nuk e kane pranuar ne korin e shkolles, pasi nuk arrinte dot notat e larta.
Ndersa revista Forbes, ne listen e gjate me 10 arsye se pse Dua Lipa mund te behet “The Next Big Pop Star”, shkruan se ajo ka stilin dhe guximin qe vetem nje yll popi mund ta kete.
Epo ne vetem krenare ndihemi prej teje Dua!
Ndiqni Dua Lipan ne Instagram @dualipa